“Arjan, ti je vëlla”, çfarë i ka ndodhur opinionistit të njohur (VIDEO)

Opinjonisti i njohur Arjan Konomi shpesh ndan në rrjetet sociale momente nga përditshmëria. Konomi edhe pse ka rreth një vit që nuk është në ndonjë emision, vijon të jetë aktiv në rrjetet sociale.

Prej pak kohësh ai ndodhet në Australi, ku ka ndarë disa momente nga takimet që po bën atje. Mirëpo ajo që u ka rënë në sy ndjekësve është ndryshimi në pamje i Arjan Konomit.

Në dy videot e fundit të postuar nga opinionisti në Tik Tok, shumë ndjekës të tij janë habitur nga pamja. Ai shihet me një kapele me flokë të thinjur dhe disi i zbehtë. Pamje kjo që ka ngritur shumë pikëpyetje.

“Kush je ti dhe çfarë i bërë Arjanit?; Arjan të kanë klonuar; Arjan, ti je vëlla se s’po të njoh”, janë disa nga komentet në videot e opinionistit.

@arjankonomi_

#arjankonomi #australia #albania #trip #world #viral

♬ original sound – arjan konomi

Scroll to Top