counter create hit Anijet shqiptare që shkatërruan flotën osmane në Lepanto - Shqipet

Anijet shqiptare që shkatërruan flotën osmane në Lepanto

Beteja e 7 Tetorit 1571(Lepanto më 1571: Beteja më e madhe detare e Rilindjes) midis aleancës së krishterë kundër ushtrisë së sulltan Selimit të Dytë. Aleanca e krishterë përbëhëj nga: Shtetet papale, Spanja, Venediku, Malta dhe Austria.

Qartë dallohet shqiponja e zezë, simbol i flamurit kombëtar të shqiptarëve. Nga shqiptarët morën pjesë Petro Bua, Kristofos Kontokali, Gjeorgjio Kokkini, Antonio Kutuballi, Marin Syguri, etj. Këta shqiptarë bënin pjesë në flotën venedikase të drejtuar nga admiral Barbarigo.

Shumë shqiptarë në ushtrinë venedikase ishin me origjinë arbëreshe dhe reputacioni i tyre ushtarak ishte i konsiderushëm. Disa dekada më parë një nga këta shqiptarë, Mërkur Bua kishte drejtuar si komandant ushtrinë e Venedikut në shumë beteja evropiane.

Për fatin e keq histografia greke na i paraqesin si grek këta kapedan arbër, por në të vërtetë e gjithë bota shkruan se ishin shqiptar.

Petro Bua (pinjoll i familjes Bua) është i treti që mban këtë emër të trashëguar.

Kësaj beteje poeti arbëror Manoli Blesi shkruan një poemë më 1571 në gjuhën italiane me mbi 41 strofa, por deri më sot nuk është gjetur e tëra, përveç strofave të botuara në librin e Kostandin Birit dhe Aristidh Kolës.

  • O të varfër Luftëtarë…
  • si do t’ia bëjmë nga këtu dhe mot
  • të shkojmë me këmbë gjer në Qipro
  • të luftojmë tok
  • O të varfër Luftëtarë

4

  • Ku është tani Kelmendi madhështor
  • Kapedan i Ushtrisë
  • dhe ai i Gërbeshi burrëror
  • që i bëri turqit me u dridhë
  • bashkë me Gjinin e Frasqisë
  • Mbushur shpirt e fshehtësi…

5

  • Ku është Shtini dhe Kanaqi,
  • Meksi, Lopësi dhe Barbati
  • me Andruço mustaqelliun,
  • Petro Bua dhe Stamatë
  • që së bashku porsi Maçok
  • shkonin të gjithë në grackë;
  • O të varfër Luftëtarë…

41

  • Dhe hymë në dimër
  • do të rikthehemi në verë
  • me këtë shoqëri kaq të mirë
  • të Kalorësve dhe të Qitësve
  • trima dhe luftëtarë të zotë
  • siç bënin dhe me të vjetrit tanë
  • O të varfër Luftëtarë…..
Scroll to Top