Deklarata e fortë: Meta ka dhënë urdhër për vrasjen e Syl Lushës në Tropojë. Ka dorë në vrasjen e Haklajve?

Avokati Idajet Beqiri ka bërë akuza të rëndë në drejtim të Ilir Metës duke thënë se arrestimi dhe ekstradimi i Durim Bamit nga Dubai do zbardhi disa ngjarje të pazbardhura ku z. Meta është implikuar në këto ngjarje të rënda.

“Ilir Meta është tmerruar se nuk e mendonte që Durim Bami nuk mund të vinte kurrë i ekstraduar nga Dubai sepse ne nuk kemi një marrëveshje ekstradimi por ai harroi se dy shtete bëjnë dhe marrëveshje për çështje të veçanta”, tha ai.

Ardhja e Durim Bamit në Shqipëri, tha avokat Beqiri, do e bëjë atë që të flasë dhe nëse ai do të flasë, Ilir Metën nuk e zë më gjumi.

“Jo vetëm për Tom Doshin por nuk e zë gjumi për Aleksandër Ndokën. Në këtë drejtim i është vënë gishti Metës sepse janë dhe sdisa vrasje të tjera që ai akuzohet. Për shembull kush e dha urdhrin për vrasjen në Syl Lusha në vitin 2000 në Tropojë , e ka dhënë Meta urdhrin”, u shpreh ai.

Gjithashtu sipas avokat Beqirit, po hetohet dhe është në fazën kulminante hetimi i vrasjes së vëllezërve Haklaj dhe a ka dorë Ilir Meta në vrasjen e tyre?

“A ka pasur rol këtu Ilir Meta dhe çfarë roli ka marr?”, përfundoi avokati Beqiri.

Scroll to Top