Tempulli ku lutej Pirro i Epirit qëndron ende dhe sot stoik përballë qytetit shqiptarë!

Në Antigone, shekuj pas shekujsh asgjë nuk ka ndryshuar. Antigoneja është qyteti antik që mbreti Pirro i Epirit ndërtoi në nder të gruas së tij, Antigonës dhe qëndron ende dhe sot stoik përballë Gjirokastrës, mbi luginën e Drions.

Në pikën më të lartë të kodrës gjenden rrënoja të kishës e ndërtuar mbi tempullin e hershëm, ku Pirro i Epirit lutej para se të nisej në fushë-betejë.

Arkeologu Dhimitër Çondi për gazetaren Rudina Xhunga rrëfe se brenda kishës gjendet dhe një mozaik, ndër më të rrallët që gjendet në vend.

“Tempujt ndërtoheshin në vende më të dukshme. Në këtë zonë ka pasur një tempull dhe më vonë në shekullin e VI-të u ndërtua kishë. Mbi tempujt e hershëm, kudo ndërtoheshin kisha. Ky është tempulli ku i faleshin Orakullit.

Pirro i Epirit para çdo beteje lutej këtu. Po ashtu ky ishte tempulli ku banorët e Antigonesë, luteshin për luftërat, për ekonominë, për zhvillimin për çfarëdo lutet njeriu.

Ky është bazamenti i kishës, i cili është bërë me mozaikë. Ky është zbuluar në vitin 1973 por i përket shekullit të VI. Ka tre panele. Paneli anësor, qendrori ku janë autorët që e kanë ndërtuar dhe anësori tjetër ku në të ndodhen peshq dhe ngjala. Në panelin qendror është edhe imazhi i një qenieje njerëzore me kokën e një qeni.

Quhet mozaiku i Shën Kristoforit. Këtu janë gdhendur edhe emrat e autorëve që e kanë kërkuar. Zakonisht mozaikët në antikitet ishin me ujë, banjot terma kanë sallën kryesore me ujë që lahen. Nëse e lagim këtë mozaik, atëherë bukuria e tij shtohet shumë.

Në periudhën e Antigonesë, Kisha u ndërtua në gjurmët e tempullit.

Ky është pjesë e tempullit, i gdhendur, ku njerëzit vijnë dhe ndezin qiri dhe luten. Është më e hershme se kisha, e asaj periudhe që vinte dhe Pirro i Epirit. Pika më panoramike, më dominante”, tha arkeologu Dhimitër Çondi./M.K-dritare.net

Scroll to Top