“Kishte kancer në mëlçi”, dëshmia tronditëse e nënës së 11-vjeçares që u vra nga daja: I lau makinën vëllait para se ta vriste

Dëshmia e nënës së vajzës 11-vjeçare që u vra nga daja e saj në Ilia të Greqisë, është mjaft prekëse dhe tronditëse.

Sipas mediave greke, nëna ka treguar se vajza e saj i kishte larë makinën dajës, i cili më vonë do bëhej vrasësi i saj.

Madje ajo zbuloi se vajza e saj kishte kancer në mëlçi që në një moshë shumë të re.

“Vajza ime e vogël kishte një problem me mëlçinë kur lindi. Ajo kishte kancer. Më mirë Zoti të ma kishte marrë nga sëmundja sesa nga kjo gjë.

Nuk e besoj që fëmija im ka vdekur, si do e varros? Nuk kam fjalë të them asnjë gjë. Doja ndihmë nga e gjithë bota për ta gjetur atë të gjallë”, ishte deklarata rrëqethëse e nënës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në një fushë në zonën e Kataraçit në Ilia. Raportohet se 11-vjeçarja kishte plagë të dukshme nga një kaçavidë.

Sipas informacioneve, autori mësohet se ka pranuar aktin e tij pa thënë asgjë për motivin e tij. Siç u konstatua, 37-vjeçari ishte akuzuar në vitin 2017 për përdhunim të një të miture dhe ishte vënë para drejtësisë.

Ekzaminuesi mjekësor do të kryejë një autopsi për të përcaktuar nëse ka pasur abuzim seksual dhe përdhunim.

Scroll to Top