I lanë në derë një bebe 3 ditëshe! Historia e gruas shqiptare që e rriti fëmijën e panjohur
10 vite më parë një vajzë 19 vjeçare do t’I linte foshnjen vetëm tre ditëshe në shtëpi. Pavarësisht vështirësive ekonomike, familja e mbajti dhe rriti fëmijën.
Elvira, një shqiptare e komunitetit rom ka treguar historine e kësaj foshnje.
“Vajza 19 vjeçare trokiti në derë, kërkoi të kalonte natën te ne, ma tha më ka zënë nata rrugës. Tha nuk di ta laj fëmijën. Ia lava unë. Vetëm 2 kanatjere i kishte marrë fëmijës. Në mëngjes ajo nuk ishte aty, e kishte lënë fëmijën aty, i thashë burrit ka ikur.
Shkuam në polici, por policia nuk e gjeti. Nëna e djalit më mori në telefon pas një jave, i thashë hajde merre. Djalin e kishte lindur në Shkodër. Më vonë me vendim gjykate e morëm në kujdestari”.
Elvira dhe Elezi, e kanë rritur djalin pavarësisht kushteve të vështira ekonomike. Elvira është diagnostikuar me kancer dhe Elezi jeton me kemp.
Elvira apelon. “E kemi rritur me shumë sakrifica. Ndihma ekonomike është shumë e ulët. Djali merr 90 mijë lekë të vjetra, që shkojnë për ilaçe. Kam ndenjur vetë pa ngrënë dhe i kam blerë ilaçe djalit
Sado që e kam rritur unë, ajo është nëna. Ku i dihet si i ka pasur punët atëherë. Nëse do të vijë ta marrë”, thotë Elvira për emisionin ‘Shqipëria Live’.