Mesazhi i Ramës për emigrantët: Kthehuni në Atdhe, koha e mirë e Shqipërisë ka ardhur
Kthehuni në Shqipëri! Ky ishte mesazhi i kryeministrit Edi Rama në mbyllje të fjalimit të tij të gjatë para mijëra shqiptarëve në pallatin e sportit në Milano. Rama u bëri thirrje shqiptarëve të kthehen në Atdhe dhe të investojnë me dije, eksperienca dhe kursime.
“Kemi shumë punë për të bërë, por pikërisht sepse është e tillë ka edhe shumë mundësi për këdo që kthehet me dijet, eksperiencën, kursimet e veta e duke pas mësuar guximin do fitojë për veten e familjen më shumë se ata që ngurrojnë, sepse shpirti ua do por presin që ta gjejnë gati. Ai që do të kthehet më shpejt do këtë më shumë paqe për shpirtin e ndarë në dysh. Koha e mirë e Shqipërisë ka ardhur. Vetëm ne mund ta bëjmë këtë kohë si ajo që do shënjohet në histori, koha e bashkimit përfundimtar me familjen evropiane.”, tha ai./K.Cdritare.net