E pazakontë: Italiani i humbur prej javësh ra në dashuri me “Dua Lipën” në Facebook! I dërgoi 5 mijë euro, por pasi ajo u zhduk…
Merr kthesë të pazakontë zhdukja e një shtetasi italian, familjarët e të cilit nuk kanë asnjë kontakt me të prej 23 marsit.
Mediat italiane shkruajnë se Gianfranco Bonzi kishte rënë në dashuri me një vajzë në internet, që mbante emrin e profilit Dua Lipa. Të dy ishin njohur që verën e kaluar, madje në një moment “Dua Lipa” i kishte kërkuar italianit 5 mijë euro dhe ai ia kishte nisur përmes trasfertave bankare.
Ka qenë gazetari i emisionit italian për njerëzit e zhdukur “Kush e ka parë”, ai që ka rënë në kontakt me personin që fshihet pas profilit në Facebook me emrin Dua Lipa. Gazetari e ka pyetur nëse kishte dijeni për Bonzin, dhe ajo i është përgjigjur (me një italishte jo perfekte) duke thënë se nuk dinte asgjë, por se “për 50 euro do të ishte e gatshme të shkonte në Kaliari dhe të kërkonte për të”.
Sakaq, gjatë komunikimit, policia ka arritur të zbulojë dy detaje të rëndësishme për vajzën misterioze me emrin Dua Lipa, ajo jeton në Siçili dhe ka lindur në vitin 1966.
Mediat italiane shkruajnë se Gianfranco mund të besonte vërtet se ishte duke folur me këgëtaren Dua Lipa. Ai tregonte se ajo i thoshte “të dua” dhe njëherë kur i kërkoi foto si provë, ajo i çoi fotografinë e Dua Lipës duke puthur kamerën, raporton voxnews.al.
Kur ajo u zhduk nga rrjetet sociale, mesa duket pasi mori paratë dhe pa që nuk kishte çfarë t’i merrte më, Franko duhet të ketë ndjerë një zhgënjim të fortë, mbase është ndjerë i poshtëruar deri në atë pikë sa e ka shkruar në një grup në Facebook për zodiakun: “Mirëmbrëma, ky është postimi im i fundit dhe gjithashtu një nga veprimet e fundit dhe shkaku është një zhgënjim në dashuri që nuk e përballoja dot”, dhe kësaj fjalie i ka bashkangjitur imazhin e një zemre të thyer ku shkruhet “Game Over”.
Ndërkohë, Dua Pipa false i ka dërguar edhe korrespondentes Raffaella Griggi, me shpresën për një transfertë bankare, kodin tatimor dhe nga akronimi alfanumerik 14 shifror, dhe del se ajo është e vitit 1966 dhe mund të quhet Michela (por edhe Michele sepse nuk përjashtohet mundësia që të jetë burrë).
Ajo mund të jetë e huaj sepse nuk shkruan mirë italishten por ekziston edhe mundësia që ajo të bëjë sikur nuk di italisht. Ajo që ajo është e sigurt është se ajo jeton në një qytet në Siçili. Tashmë policia pritet ta gjejë lehtësisht për t’i marrë dëshminë.