I rikthehet ndriçimi Bylisit/ 4 mln euro për “rindërtimin” e qytetit antik, 2500 vite më parë me gjimnaz, teatër dhe stadium
Të paktën 4 milionë euro parashikohet të shpenzohet për kthimin në jetë të Bylisit. Përmes një projekti të gjatë parashikohet vijimi i gërmimeve, por edhe restaurimi i ndërtesave të Antikitetit. Po ashtu ndërtimi i një muzeu në park do të jetë mundësia më e mirë për të njohur turistët mbi shkëlqimin e qytetërimit që nisi jetë 500 vite para erës sonë
Parku i Bylisit është një ndër krenaritë të Shqipërisë në periudhën e Antikitetit. Madje studimet kanë nxjerrë konkluzione për një qytetërim të zhvilluar të viteve 500 të para erës sonë.
Stadium, komplekse banesash dhe të nderimit të hyjnive, madje dhe një sistem kanalizimesh që vështirë të arrihet edhe në ditët e sotme dhe një gjimnaz e një teatër që edhe sot mund të konsiderohen të mëdhenj.
Të dhënat tregojnë se zona ku u ndërtua rreth viteve 470-450 para Krishtit, në trevën e Atntanisë qytetërimet kishin nisur shumë shekuj më parë, madje janë gjetur objekte që datojnë 1500 vite para erës sonë e të importuara prej Mikenës.
Por kur shtete që kanë pasuri të tilla i kanë kthyer në site arkeologjike e tërheqin turistë, Parku i Bylisit mbetet ende në harresë.
Për këtë është propozuar një strategji ndërhyrjeje, ku 2 milionë euro parashikohet të ndërhyhet në restaurime dhe gërmime.
E po aq për administrimin dhe grandet që do t’i jepen banorëve të zonës për të mos dëmtuar zonën.
Ndërtesat që dikur ishin të mermerta e me afreske janë shndërruar në gurë që tregojnë pushtetin e kohës, por përmes teknologjisë studiuesit janë munduar të kthejnë një pamje se si dukej në atë kohë.
Madje edhe ndërtimi i muzeut me artefaktet e zbuluara aty pritet të sjellë edhe më shumë vizitorë.
Edhe menaxhimi parashikohet në disa forma përmes fondacioneve të udhëhequra nga shteti apo dhe të përfshirjes së privatit në këtë studim paraqiten dhe gjetje në shkrime.
Ku një mbishkrim mbi një fletë plumb i gjetur në Dodonë na vërteton se rreth viteve 470-450 p. Kr. në këtë trevë të Atntanisë ishte themeluar edhe qyteti i Bylisit.
Aty ishte shkruar pyetja që komuniteti i Bylinëve i bënte orakullit të Dodonës, në se mund të përdorej pasuria e përbashkët për një investim të rëndësishëm.
Mbishkrime mbi faqe mali, po ashtu, tregojnë për financime të rrugëve dhe jo vetëm.