Si e zgjeroi perandori romak me prejardhje ilire Diokleciani, kolegjiumin perandorak, në një qeveri të quajtur Tetrakia?
Si sot, në vitin 293, duke ndjerë nevojën për t’u përqendruar më shumë në problemet civile dhe ushtarake, perandori romak Diokleciani, Iliri i Salonës (trevë e Splitit, 284-305), zgjeroi kolegjiumin perandorak, një qeveri e quajtur Tetrarkia ose katër kolegë, të cilët ndanin pushtetin në të njëjtën kohë.
Njëri prej tyre ishte fisniku dardan Konstanci I Klorus, babai i Kostandinit të Madh nga martesa e tij me Helenën. Në këtë kontekst, të katër kolegët kishin lidhje me birësim ose martesë dhe ishin të gjithë ilirë që kishin arritur komandën e lartë pas një karriere të gjatë ushtarake.
Vlen të theksohet se, nga kjo periudhë deri në rënien e Perandorisë Romake, shumica e perandorëve ishin me origjinë ilire!