Mbi fjalën pellazgjike “Elaiua” (Ulli), emri i pemës më të shenjtë

MBI FJALËN PELLAZGJIKE “ELAIUA” (ULLI), EMRI I PEMËS MË TË SHENJTË.

PROF. GREKE E GJUHËSISË, ANXHELA RALLI:

“FJALËN ULLI ( ELAIA / ΕΛΑΊΑ ) GREQISHTJA E HUAZOI PREJ PELLAZGJISHTES, GJUHA E POPULLSISË VENDASE, E CILA FLITEJ PARA ARDHJES SË GREKËVE.”

“Greqishtja shfaq një histori të gjatë kontakti me gjuhë të tjera. Ajo ka ushtruar ndikim te këto gjuhë dhe është ndikuar prej tyre. Si fillim, disa fjalë në fjalor (p.sh. ελαία [elaia] “ulli”) e kanë origjinën nga një periudhë “paradreke” dhe i atribuohen një gjuhe indigjene [autoktone] (shpesh të quajtur “pellazge”) e folur në jug të gadishullit të Ballkanit dhe në ishujt e Egjeut, para ardhjes së grekëve.” (Ralli, 2012)

Këtë gjë e thotë Anxhela Ralli, Profesore Emerita e Gjuhësisë në Departamentin e Filologjisë (Detashmenti i Gjuhësisë) të Universitetit të Patrës.

Kurse nga studiuesit tanë mendohet se fjala “Ulli” kaloi te shqipja nga “Oliva” (uliva) e latinishtes, e cila ishte huazuar nga greqishtja. Ndërsa Etruskët/Etrurët/Tuskët, të cilët sipas burimeve historike shpunë shkrimin pellazgjik në gadishullin Apenin, përdornin për ullirin fjalën “eleiva” ()… Mendohet se kjo kishte lidhje me fjalën paradreke “elaíwa” (ἐλαίϝα) dhe mendohet nga disa se ishin ata që çuan këtë fjalë paragreke në atë që quhet sot Itali.

Në këtë diskutim, lind pyetja: si ka mundësi që të parët e shqiptarëve (ilirët, epirotët a pellazgët) nuk hëngrën ullinj për disa shekuj me radhë, duke pritur sa të vinin latinët dhe të merrnin prej tyre emrin e një bime, që ata e kishin kultivuar ngado?! Mos vallë e hanin ullirin dhe nuk i dinin emrin? Mbase e kanë quajtur thjesht ajo kokrra.. Por, pastaj erdhën latinët dhe i mësuan emrin.
“Ullinjtë më të hershëm në Shqipëri janë 3-4 mijë vjeçar. Në Vlorë ishte regjistruar dikur para viteve ’90, ulliri me emrin “Matka”… ishte rreth 5 000-vjeçar, por nuk u ruajt dhe u dogj.” – deklaronte para ca kohësh përballë gazetarit Eljan Tanini, shkencëtari i ullirit, z. Hairi Ismaili.

Mosha e atij ulliri në Vlorë, përkon me vitin 3000 p.e.s, gjë që e bën të pamundur një huazim të fjalës Ulli nga latinishtja…. Latinët u shfaqën 2800 vjet më vonë, më 229-168 p.e.s në këto vise të Ilirisë Jugore. Pra ulliri e kishte prej 3 000 vjetësh një emër si bimë e shenjtë mes ilirëve dhe parailirëve, pellazgëve.

FB: Thënie për shqiptarët

Burimi:

Angela Ralli, Revue Belge de Philologie et d’Histoire / Belgisch Tijdschrift voor Filologie en Geschiedenis, 90, 2012, p. 939–966.

Scroll to Top