“Sondazhi Basha – Berisha”/ Cili ka qenë lideri më i mirë i PD-së? Lexo statistikat dhe Votoni me 1 ose 2

Ndërmjet Bashës dhe Berishës, cili ka qenë lideri më i mirë i PD-së? Të anketuarit e sondazhit janë përgjigjur 52.2% Berisha, 9.6% Basha, ndërsa 37.9% e tyre asnjëri prej tyre.

Interesante është përgjigjja e zgjedhësve të PS ku 39.5% e tyre kanë zgjedhur zotin Berisha, ndërsa vetëm 10.6% e tyre zotin Basha. Ndërkohë 49.9% e tyre janë përgjigjur asnjëri prej tyre.

Zgjedhësit e PD kanë zgjedhur në masë zotin Berisha, ku 86.1% e tyre kanë votuar për Berishën dhe vetëm 8.7% e tyre kanë zgjedhur Bashën. Ndërkohë 5.2% e tyre kanë votuar asnjëri prej tyre.

Edhe zgjedhësit e LSI kanë zgjedhur zotin Berisha si lider më i mirë, ku 53.8% kanë votuar Berisha dhe vetëm 10% Basha. Ndërsa 36.2% e tyre kanë votuar asnjëri prej tyre. Partitë e tjera të anketuara, 59.7% kanë votuar Berisha dhe 40.3% e tyre Basha.

Scroll to Top