HELENIZIMI I SHQIPTARËVE FORMOI PËR HER TË PAR ATË QË SOT EMËRTOHET GREQI
“Helenizmi”
Në vitin 1899, revista greke “Helenizmi”boton një shpallje të nënshkruar nga zotërinjtë: Shehu, Boçari e Xhavella, ku ndër të tjera shkruhej”Në luftën e 1821 që bëri Greqia kundër Turqisë luftoi dhe raca jonë, raca shqiptare, dhe me ndihmën tonë u çlirua edhe Greqia. Midis kaq heronjve kujtojmë edhe ata të Hidrës, Species dhe Kranidhit. Heronjtë më të shumtë të steresë ishin shqiptarët e Sulit të Himarës, të Athinës, Tebës, Livadhjasë, Korintit, dhe nga shumë vende të Moresë që flasin edhe sot shqip. Përveç shqiptarëve të krishterë, ishin edhe 3500 shqiptarë muslimanë që luftonin bashkë me grekët kundër turqve… Skemi per te thene ndonje genjeshter ,vellezer,nese pohojme se shqiptaret e cliruan greqine”.
Kumundero
Në një dokument të ministrit të jashtëm të Greqisë, Kumundero, të vitit 1881, dërguar Mbretërisë gjermane për ndihmë, ndër të tjera, thuhet se:”edhe pas pesëdhjetë vitesh të shtetit të pavarur grek, një pjesë e madhe e popullsisë në More, që është shumë e njësishme etnikisht, nuk heq dorë prej qënësisë së saj shqiptare,ja pse shqiptaret luftohen etnikisht,”. Më tej ai vëren se”edhe në vetë Athinën, ashtu si në More (Peloponez), mbi 70 mijë vetë flasin vetëm gjuhën shqipe, pa ditur asnjë fjalë greqisht”.duke pohuar më tej se “është fjala për një etnicitet homogjen që i tillë njihet sëpaku për dhjetë shekuj në këtë hapësirë të lartpërmendur.”
Në foton satirike,më poshtë, me anë të artit pamor, është shprehur, me mjeshtëri,e vërteta e dhimbshme, ku, vetëm Shqiptari luftoi kundër Perandorisë Osmane, dhe në sfond, “greku” i sapokrijuar prej Fuqive të Mëdha, mundohet të shqepi sa më shumë toka prej Turqisë Evropiane, siç e quajtën këto Fuqi, Ballkanin, por që nuk ishte gjë tjetër, vecse Shqipëria Natyrale!
Nga Shpëtim Çela