ZHDUKJA E GJUHËS, KULTURËS DHE ELEMENTIT ARVANITAS NË GREQI
Me kalimin e kohëve, arvanitasit u ‘’bindën’’ ose u detyruan të binden se duhet të braktisin gjuhën e tyre në se dëshiroheshin të bëheshin qytetarë të denjë të shtetit të ri grek. Numri i saktë i arvanitasve ose shqiptarëve në Greqi nuk dihet, por nga kuvendi i fundit që kam pasur me studiuesin, historianin dhe shkrimtarin e njohur arvanitas Aristidh Kolia, që vdiq në vitin 2000, dhe që ky kuvend është botuar në revistën “EKSKLUZIVE”, thotë:
‘’Në Greqi pak njerës nuk e kanë gjyshen apo gjyshin arvanitas’’. Sot burimet historike, gjuhësore, muzikore janë shumë të kufizuara, ose mungojnë plotësisht në drejtim të arvanitasve të Greqisë.
Në vitin 1983 arvanitasi Jorgo Maruga do formonte ‘’Lidhja e Arvanitasve të Greqisë’’. Por në këtë vit, Jorgo Maruga vdes, duke u zgjedhur studiuesi i njohur Aristidh Kola kryetar, që me punën e tij madhore, mund të quhet me të drejtë, De Rada i arvanitasve të Greqis. ‘’Lidhja e Arvanitasve të Greqis’’ me në krye Aristidhin dhe pasuesin e tij Jorgo Miha dhe Jorgo Gjeru do të ngrinte në një farë mënyre lartë figurën e arvanitit që luftoi dhe krijoi shtetin e ri Grek. Lidhja do të botonte revistën ‘’Besa’’ dhe broshura të ndryshme për historinë shqiptare, në vitin 1986, do të bëhej koncerti i parë me këngë dhe valle arvanitase.
Kënga arvanitase ka tërhequr vëmëndjen e shumë studiuesve, muzikologëve grekë dhe të huajve të tjerë. Këngët arvanite i përkasin tekseve të këngëve dhe poezisë të lirikave të vjetra arvanitase. Këngë për lirinë, dashurinë dhe të tipit kaçak, pra të njeriut të lirë prej një shpirti të pathyeshëm dhe të ndjenjës popullore. Këngët arbërore janë ruajtur me fanatizëm nga populli arvanit deri më sot dhe këndohen shpesh nëpër dasma. Mënyra se si është ruajtur kënga arvanitase është interesante për faktin se gjuha arvanitase ose shqipe nuk shkruhej më parë, nuk e lanë të tjerët që të shkruhej!
Kështu populli arvanit zgjodhi rrugën e të kënduarit për të ruajtur gjuhën e tij arvanitase.. Një dëshmi që kemi nga P. Joti që shkruajti ‘’Historinë e Shtatë Ishujve’’ të vitit 1866, na vërteton se Suljotët që ishin në Korfuz. ..Kur pastronin armët, ata këndonin këngët arvanitase të heronjëve të tyre. Në këngët arvanitase të Suljotëve nuk kishte asnjë fjalë greke.
Dy këngë që këndoheshin nga arvanitët Suljot, gjenden në librin me titull ‘’Bleta Shqipni’’ me autor Thimi Mitko botuar në vitin 1878 në Aleksandri. Në vitin 1891, gjermani Arthur Milchkofer në veprën e tij me titull ‘’Attika und seine Heutigen’’ ndër të tjera shkruan. ‘’Nga ç’di unë, këngët popullore greke, i janë përshtatur këngëve të vjetra arvanite të dashurisë, lirisë dhe kaçake’’. Shumë këngë arvanite janë shkruajtur në gjuhën greke, kështu kanë humbur indentitetin e tyre të vërtet shqiptar.
Këto 15 vjetët e fundit falë vullnetit dhe ambicjes të studiuesit arvanitas Aristidh Kolia, Dhimitri Leka dhe këngëtarit Thanasi Moraiti, u bë e mundur që të prodhohen dy CD me këngët arvanitase me titull ‘’Këngët Arvanitase’’ dhe ‘’Trëndafilat e Shkëmbit’’ që kanë përmbledhjen e disa këngëve arbëreshe të Italis së jugut dhe të arvanitasve të Greqis. Këto dy Cd, janë të vetmit që janë prodhuar në historinë mbarë shqiptare në gjuhën tonë arbëreshe.[37]
Eshtë sot e folura arvanitase një “zhargon”?
Sot, gjuha arvanite mund të quhet se ka arritur në përmasat e një zhargoni, atë të ashtuquajtur: “ZHARGONI ARVANITI”!
Për ta përputhur idenë dhe mendimin tim se gjuha Arvanite sot ka natyrën e një “zhargoni” dhe flitet nga dita në ditë më pak se shumë vite më parë, po sjell për kumtesën disa vjersha të shkruar me alfabetin e shqipes(e transkiptuar):
“Gjuha jonë vetëm thuhet, nuk e lanë që të shkruhet. Bëmë këngë, këshilla t’urta që mos të harrohet gjuha”[38] “Panajoti Protopapas[39]
Jam në Angjellokastros. E jam tek një shtëpi, si ju e thoni juve? Jemi tek një shtëpi. Këtu thuhemi shtëpia e Jorg Priftit, Jorgji Papanastasit. Kam vitra.
E ju ulet këtu.
“Ne jemi llerë këtu, këtu në këtë shtëpi jemi llerë. Thomë edhe tata ka vdekur këtu ja nj’zet e pesë vitra. E kemi fotografi. Këtu apenandi, Llipon. Neve jemi nga ikojenia. Thuhem Protopapas, Priftar ikojenia. Papja jim ish prift. Ja thojnë Papa Vasil Protopapaj. Fenete se ish ndë një epohji. Pasandaj u bë prift papuj jim.Papas Nastasi u bë prift edhe tridhjet vitra bëri prift. Edhe vdiq tri zet e gjashtë vitra.Llipon tata jim ishte llerë nj’milë tetë qind edhe tetë dhjet e tet. Në dhjetë të flevarit çë kemi shkruarë në një filladhë. Unë jam llerë një milë nëndë qindë dhe nj’zet e katër, në katër të janar.”
E nani do t’i thuash në një këngë?
- “Ne, një kenkë nga ato ç’dimë do te thomë nani.”
- Angjelokastro-Shtëpia e Jorgo Priftis Papanastasit
- Tre vapor u nisën e vanë [40]
- Tre vapor u nisën e vanë?
- Nda Stamboll ndë vend e tanë/
- Më erdh burri nga kurbeti/
- E mos një mbrëma nukë beti/
- Më erdh buri nga kurbeti.
- Oj mos më shaj, moj mëmë/
- Se s’jam e nostigmë./
- Dronem e bëj parë.
Çka citova më lart tregon më së miri se, gjuha Arvanitase mbetet një e folme arkaike, që tashmë ka marë natyrën e një “zhargoni” arkaik!
Një poezinë e poetit Llambi Gjikuli më dha krah të shkruaj një brengë që poeti kishte për Arvanitasit.
ARVANITJA,[41]
- Atje kam u zotin tatë/
- Atje kam u mëmën time/
- Atje kam u tim vëlla/
- O e bukura More./
- Ç’ish ajo ditë e ngrohtë maji/
- Ç’ish ajo ditë kur dielli ra/
- Cipe deti hedhur shtati/
- Tehu vinte arvanitja./
- Ç’më shklqenë fytyrë e saj/
- Gjak i humbur në stere/
- Është një pril a një maj/
- E së bukurës More./
- Ç’emër ke o vashë/
- Ç’sua mbytur lotëve?/
- Ti je zjarri ku unë rashë/
- Si Serembja luleve…
Këto vargje të poetit Ll. Gjikuli i shkojnë për shtatë thënies së kronistit bizantin Michael Attaleiates kur thoshte:
“Arvanitët janë një nga popujt më të çuditshëm. Ata nuk i ka bindur as Roma as katolicizmi. Ata i mbahen origjinës së tyre pagane dhe nuk e braktisin kurrë vendin”.[42]
Për sa më sipër argumentova, vij në përfundime se:
Arvanitët e Greqisë nuk janë ardhës, nuk janë as minoritet. Ata ishin dhe janë akoma në Greqi. Gjuha, e folura Arvanitase i ka rrënjët në shekuj dhe nuk flitet nga bashkësi të ardhur në kohë të caktuara, por nga autoktonë në këto troje mijëvjeçare.
Për sa kohë gjuha, e folmja Arvanitase nuk ka qenë shkruar dhe as nuk shkruhet edhe sot, pranojmë se ajo nuk përbën dialekt më vete. Ajo ka vlera të mëdha si gjuhë e folur arkaike, që sot ndodhet dhe jeton në shtratin e një “zhargoni”!
Gjuha arvanitase nuk është gjuhë e punës së përditshme. “Ajo është gjuhë e zemrës, e mëmës dhe e tatës, është gjuha e shtëpisë, e vatrës.”[43]
Është realitet, sot e folura arvanitase po rrudhet…e mbetur si një “zhargon”!
Atje ku arvanitasit janë në pakicë, gjuha arvanitase pothuajse ka humbur. Fal punës së madhe që bënë intelektualët arvanitas si Jorgo Maruga, Aristidh Kola, Jorgo Miha, Jorgo Gjero, Vangjeli Lapi, Tasu Arvaniti, Alqi Gjika etj., arvanitas të cilët ishin grupuar në “Lidhja e Arvanitasve të Greqisë” dhe revistën BESA ku ata botonin si dhe kalendarin e përvitshëm (deri nga fundi i vitit 2005) ku botoheshin poezi, përralla, fjalë të urta, tregime, në gjuhën e tyre amtare shqipe,(e transkiptuar), sot kemi të ruajtura dhe të transkriptuara vlera jetësore të kulturës dhe traditës arvanitase.
Në tërë historinë e jetës arvanitase, gjithçka që është shkruar nga thesari i këngëve, vjershave, apo dhe ndonjë dokument historik janë shkruar me alfabetin grek, ose të transkriptuara, me shumë fjalë në greqisht.
Një dokument i till ëshë “NJË FJALIM PARAZGJEDHOR” i botuar në gjuhën shqipe(i traskiptuar). Dokumenti historik i vitit 1860, është botuar në revistën “BESA”, organ i “Lidhjes së Arvanitasve të Greqisë” nga Petro Filipi-Angjeli, i cili në vitin 1993 ishte Kryetar i Bashkisë së Kalivias të Atikisë, njëherësh dhe hulumtues i gjuhës, i historisë dhe i folklorit arvanitas sjell materiale dhe mundësi analizash histo-gjuhësore sot Arben Llalla, “BESA”, Athinë, nëntor 1993, fq. 139.
Bibliografia dhe Literatura Konsultuese.
Aristidh Kola, “Arvanitasit dhe prejardhja e Grekëve”Shtëpia Botuese,55, Tiranë,2002.
Ardian Klosi, “Netët Pellazgjike të Karl Reinholdit”, Shtëpia Botuese A&B, Tiranë,2005.
Akademia e Shenkecave, Tiranë, 1973,“Norma Letrare Kombëtare dhe Kultura e Gjuhës”.
Aristidh Kola, “Gjuha e Perëndive”, Plejad …….vendos vitin e botimit
Antonio Bellusci Revista kulturore “LIDHJA”, 30 Tetor 1993.
Arben Llalla, l“Aristidh Kola dhe shtypi shqiptar”….vendos vitin e botimit
Arben Llalla, “Gjurmë të Letërsisë së Vjetër të Shqiptarëve të Greqisë 1860-1889”, Shtëpia botuese “RINGA DESIDN”, Tetovë, 2006.
Dhimitër L Gjoka, “Motive Arbërore”,Sarandë, 2007.
Dhimitri Lithksou, Popullsia dhe fshatrat e shqiptarëve të Greqisë 1879 – 1907, përshtatur në shqip nga Ilia Kol.
Gjovalin Shkurtaj, “Si të Shkruajmë Shqip”, Botime Toena, Tiranë 2008.
Kastriot Kaçupi, “Kanari Heroi Çam i Revolucionit Grek”.
Niko Stilo, “Fjalori Greqisht-Shqip i Panajot Kupitorit”,Botimet “KUMI”, Tiranë 20011, f,21-23.
Qenra e Studimeve Albanologjike,Instituti i gjuhësisëdhe Letërsisë-Kërkime Gjuhësore-3,11, Tiranë, 2014.
“Revistë historiko-kulturorë” “Pegasi”-numër-2, Athinë, Dhjetor 2005
Sinan Gashi, “Zëri i Arbërorëve të Greqis”Prishtinë, 2010.
Valter Memisha, “Studime për Fjalën Shqipe”, Shtëpia Botuese, “botart”, Tiranë, 2011.
Universiteti Evropian Jug-Lindor-Tetovë, Maqedoni-“Takimi i parë i Albanalogëve të rinjë”, Universiteti Evropian JL, Tetovë, Prill 2017.
Universiteti Shtetror i Tiranës,Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë-“Studime mbi Leksikun dhe mbi Formimin e Fjalëve në Gjuhën Shqipe”,Universiteti Shtetëror i Tiranës, 1972.
Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Gjuhës dhe Letërsisë-Kërkime Gjuhësore-3, Tiranë 2015.
Teuta Kamberi-Llalla, “Antologji e Poezisë Arvanitase”,email: teutallalla@gmail.com, Traskriptimin e teksteve: Arben Llalla ,Botues: JETA-AIR . http://www.lithoksou.net/p/plithysmos-kai-xoria-ton-arbaniton-1879-%E2%80%93-1907-2005
-Anna Comnena te Aleksia, vell i dyt, Bonnae, 1839 fq 199. Lipsiae (Teubner) 1884 ‘’τασ περι τυ Αρβανον ανατεθεικει κλεισσυρασ ‘’
Faqe 200 ‘’ tiva tωv ομορουvτωv τω Αρβαvω πολιχvια… τας του Αρβανου ατραπους’’
Ju dha Arvanitasve ngushtica.
1 – Ju dha Arvanitasve ngushtica.
………….
2-Mixail Attaliati te Istoria 1034- 1079 që u bë i njohur aty nga viti 1081 shkruan: “ …ειχε γαρ και Ρωμαιων πολλων στρατιωτικων, Βουλγαρων τε και Αρβανιτων» Istoria 1853 Bonni fq 297
Kishte një shumicë të madhe ushtarësh Romake, Bullgarë dhe Arvanitas.
2 – Kishte një shumicë të madhe ushtarësh Romake, Bullgarë dhe Arvanitas.
3-Gati një shekull më vonë Jorgo Akropoliti kronikografos shkruan: To “ Αρβανον εξετεινετο ΒΔ τις περιοχης του Δυρραχιου, κεντρον δεαυτου αςτικον, διοικητικον και εκκληςσιαστικον ησαν αι Κροαι ( Κruja ) Enciklopedia greke Papirus- Larus
3–Ai përmend për herë të parë ndoshta pas Ptolemeut emrin Aλβανον και Αλβανιτες
Emri Αρβωνιτισ përmendet për herë të parë që në shekullin e 6 pas krishtit tek Historia e Stefan Bizantinit I cili duhet më vonë gati shekulli i 11 të ketë marë formën Aρβανιτισ pas krishtit.
Dyndjet Arbërore në Greqi
Dyndje duhet të ketë patur në drejtim të greqisë që në periudhën e pushtimit bullgar sidomos në vitet 800- 1100 deri në fund të shekullit të 13 e më pas me S. Nemenë. Këtë e kanë vertetuar gjetje arkeologjike të cilat përmenden nga Albanologët shqipëtarë e të huaj kohe që lidhet dhe me cilësimin e emrir Arbër nga Anna Komnena e para saj Mikail Attailiati.
Periudha e dytë nis me fuqizimin e pushtetit të Stefan Nemesë e përdorimin e dhunës ndaj arbërorve. Kjo duket te tatimet e vëna ndaj tyre. Që nga shekulli i 8- 11 lëvizjet janë sporadike sipas K B. Karastathis
Shuflai- Povijest sjevemih Arbanasa, Arhiv za arbanasku starinu, jezik i etnologiju 2, 192- 242 e tjera brenda lib
Perudha e tretë- Periudha e sundimit të Stefan Dushanit.
Më1318 italianët nuk mundën të mbanin dot më nën sundim despotatin e epirit duke u detyruar që një pjesë e madhe shqipëtarësh të largohen drejt Thesalisë duke mbritur deri në Dhomoko e deri në Akarnania. Ja si shkruan
4-Xalkokondilis L te Apodhiksis Istorion, fq 2,197, PG 159 “ Ιταλοι κατελλυσαν την αυτοκρατορικη κιριαρχια στο Δεσποτατο τις Ηπειρου.Πολλοι τοτε Αλβανοι,που ειχαν προβαλει αντισταση και θελοντες ν’ αποφυγου την υποταγη, φθανουν στην ορεινη Θεσσαλια, …..»
4- Halkokondilis L te Fakte Historike, fq 2, 197, PG 159 “Italianët i lane hirarkisë perandorake DESPOTATIN E EPIRIT.
Shumë shqiptarë që kishin shfaqur rezistencë, në atë kohë, me dashje ju shmangën nënështrimit dhe aritën deri në malet e THESALISË,…..”
Të dhëna të sakta historike jep dërgesa e konsullit Marinu Sanudho e shkruar më 1325 në të cilën thekson:
5-‘’ O Θεος εστειλε στην προαναφερθεισα πατριδα Βλαχια τετοια πανουκλα, που εστειλε ενα γενος, επονομαζομενο αλβανικο εθνοσ, πολυμεγαλο”.
5 – “Zoti dërgoi në atdheun e sipër-përmëndur të VLLAHISË të tilla murtaja, një fis të madh të mbiquajtur KOMB SHQIPTAR “.
Anonyi Descriptio Europae Orientalis më 1308 përshkruan lëvizjet masive të familjeve arbërore në drejtim të greqisë.
Katakuzinos bën fjalë për ngjizjen në tokën greke rreth 1334 të familjeve të mëdha të Malakasëve, Buas dhe Mesaritëve. Katakuzinos Joanis Historia 1, 279, 453, 474, 495, 496 Ai thekson për një popullatë gati 14 mijë vetësh.
Gjatë kësaj kohe kemi dyndje deri në Poleoponez e Attiki e një pjesë ishujsh.
Dyndje të reja më 1341 pas vdekjes së Andronikut Γ.
Me ndërhyrjen e S. Dushanit më 1343 në arbëri fillon vala tjetër e shpërnguljeve të mëdha këtë herë dhe në përbërje të ushtrisë serbe i cili më 1346 në shkup shpall vetveten kral të serbëve dhe grekëve.
Më 1348- 1349 pushton Selanikun ku vendosen një pjesë e madhe arbërorësh. K b. Karastathis H αληθεια για την ταυτοτητα των αρβανιτων εποικον μας. Në këtë hark kohor e ndoshta e më parë shfaqen emrat e fiseve Albani, Zenevishët, Mazërekët.
Periudha e katërt ajo e Simeon Uroshit 1356- 1371 vëlla i Stefan Dushanit kemi përsëri në drejtim të Thesalisë vendosje arbërore sidomos në Trikala, Etoli dhe Akarnania ku shfaqen fise të reja si ajo e Lioshajve,Spatajve e tje. Kjo periudhë përkon dhe me ndërhyrjen otomane në shqipëri e në përgjithësi në të gjithë ballkanin. Që nga viti 1356- 1400 kemi 2% të popullatës në fenë muslimane sikundër kemi dhe shpërngulje sporadike dhe në këtë drejtim, pra të fesë.
Periudha e pestë- Koha e sundimit të Balshajve. Mbishkrimi mbi Epitafin e Glavenicës 22 mars 1373 e cileson Balshën e dytë dhe Gjergjin si zotër të ‘’ Sërbisë, Rumanisë dhe të gjithë Arbërit” Gjatë kësaj kohe kemi vendosje përsëri në Thesali e gjetkë. Sathas Dokument Venetikas I 21 janarit 1426. Pas kësaj periudhe kemi intesifikim të madh të pranisë ushtarake turke, masakra të cilat shkaktuan përsëri lëvizje masive arbërorësh.
Kjo ka të bëjë me epokën para Skënderbeut sepse më pas janë të njohura shpërnguljet në drejtim të Italisë e Greqisë.
KUMTESË STUDIMORE
gjata.arqile2@gmail.com