Shpërthim i madh: Sulm me dron 1200 km thellë në Rusi, u zbulua se cili ishte objektivi
Disa njerëz u plagosën në një sulm me dron në objektet industriale në republikën ruse të Tatarstanit, më shumë se 1,100 km nga kufiri me Ukrainën, thanë autoritetet lokale të martën.
“Këtë mëngjes, ndërmarrjet industriale në qytetet Yelabuga dhe Nizhnekamsk u sulmuan nga dronët. Nuk pati dëme serioze, operimi i ndërmarrjeve nuk u ndërpre”, tha udhëheqësi i Tatarstanit, Rustam Minikhanov në një postim në kanalin e tij Telegram.
Dy dronë sulmuan një konvikt të Zonës së Posaçme Ekonomike, njoftoi Minikhanov në Telegram, duke shtuar se dy persona janë lënduar.
Drones attacked enterprises in Yelabuga and Nizhnekamsk in Tatarstan for the first time
This is more than 1,200 kilometers from the Ukrainian border. Six people were injured. In Yelabuga there is a production of "shaheds", and in Nizhnekamsk there is a large petrochemical… pic.twitter.com/fwP7YCzT4b
— NEXTA (@nexta_tv) April 2, 2024