Simbol i rrallë i kryeheroit tonë arbëror Gjergj Kastriotit

Në një vepër të vitit 1575 që gjeta gjatë hulumtimeve të mia mbi simbolet e perandorëve të ndryshëm, ishte edhe një simbol i rrallë ku përmendet edhe Gjergj Kastrioti Skënderbeu, me fjalët në brendësi të simbolit si vijon:

„Te nunquam Tiumi“ (Unë asnjëherë nuk iu kam frikuar.).

Është me rëndësi të përmendet këtu se ndoshta ky simbol dhe këto fjalë janë sjellë nga legjendat e ndryshme apo kronikat mbi jetën dhe veprën e Gjergj Kastriotit duke ditur se ai ishte një hero i pamposhtur dhe kryetrim i madh i Abrërisë që nuk iu frikua asnjëherë vd.ekjes edhe pse shpesh ishte i rrezikuar dhe ballë për ballë saj.

Por,ai triumfoi gjithmonë dhe jetoi një jetë plotë lavdi e famë , duke e mbushur atdheun e tij me frymën e lirisë, famës dhe të vëndosjes së shtetit të Arbërit mbi themelet e identitetit të lashtë, flamurit kombëtar etj.NGA: GJON KEKA

Scroll to Top