Vendim historik i Federatës italiane të futbollit, shqiptarët do konsiderohen vendas nga sezoni i ri, 13 lojtarë nga Shqipëria vetëm në ‘Seria A’
Shqiptarët do të konsiderohen si vendas në futbollin italian duke nisur nga sezoni 2024-2025. Ky është vendimi historik i marrë nga Federata Italiane e futbollit që lojtarët shqiptar do i konsiderojë si vendas e jo të huaj.
Një vendim që do të ndikojë drejtpërdrejtë në aktivizimin e lojtarëve dhe talenteve shqiptarë për të konkurruar në mënyrë të barabartë dhe pa asnjë pengesë në një nga kampionatet më të rëndësishme në botë.
FSHF thotë se në lidhje me këtë vendim Presidenti Duka ka këmbëngulur në takimet me Gabriele Gravinën homologun në Federatën italiane për ta realizuar një marrëveshje të tillë.
Edhe klubet në Serinë A tashmë pas këtij vendimi do e kenë më të lehtë për të afruar në gjirin e tyre lojtarë shqiptarë pasi nuk ka më kufizime. Vetëm në Serinë A, pra elitën e futbollit italian aktualisht aktivizohen 13 futbollistë shqiptarë të cilët nga sezoni i ri do konsiderohen si vendas.
Shqiptarët që luajnë në Serie A
- Kristjan Asllani/ Inter
- Berat Gjimshiti/ Atalanta
- Elseid Hysaj/ Lazio
- Ylber Ramadani/ Lecce
- Medon Berisha/ Lecce
- Kastriot Dermaku/ Lecce
- Nedim Bajrami/ Sassuolo
- Marash Kumbulla/ Sassuolo
- Etrit Berisha/ Empoli
- Ardian Ismajli/ Empoli
- Stiven Shpendi/ Empoli
- Marvin Çuni/ Frosinone
- Serxhio Kalaj/ Frosinone