Aktori nga Saranda: Vajzat më duan se jam i pasur, ndaj kam 4 vite single dhe mendoj se do qendroj beqar
Aktori Albano Bogdo ka rrëfyer se në jetën e tij ka pasur 3 lidhje serioze. Albano shprehet se lidhja e tij e parë ka qenë në moshën 19-vjeçare, ku e dashura e tij ishte 28-vjeçe, pra kanë pasur 9 vite diferencë moshe.
Ai tregoi se ndarja e tyre erdhi pasi e dashura e tij donte fëmijë. Por Albano tha se për të ishte shumë herët.
Albano ka treguar se ka 4 vite single dhe do qëndrojë për shumë kohë beqar, pasi shprehet se vajzat e duan ngaqë është i pasur.