Rrëfimi i modeles shqiptare: Mami ishte në koma, babai na solli të dashurën në shtëpi
Modelja Rike Roçi, ka rrëfyer se prindërit e saj kanë pasur konflikte të mëdha, për shkak se babai kishte nisur një jetë të dytë pas shumë vitesh vetëm në Itali. Ajo ka treguar mes lotësh për marrëdhënien problematike me partneren e re të babait të saj, aksidentin e të ëmës, e po ashtu se si ndërroi jetë i ati.
“Kur pas shumë vitesh ne u bashkuam me babin të Itali, ai kishte nisur një jetë të dytë sepse kishte ndenjur shumë kohë vetëm. Unë dhe motra nuk e dinim, mami nuk e dinte sespe ne ishim në Shqipëri. Këtu nisën zënkat mes mamit dhe babit.
Unë prandaj kam këtë karakterit që jam nervoze, që sa herë kam debate të marr e të hedh gjëra, sepse kam parë ato skenat që ke parë dhe ti. Prandaj jam prekur dje sepse m’u kujtuan dhe mua.
Fëmijë babi nuk kishte me partneren e re, megjithatë ajo na e ka nxirrë jetën, edhe mua dhe mamit, ishte shumë e keqe. Vinte tek shkolla ime dhe e motrës, donte të na bënte si nënë, por ajo nuk ishte nëna jonë. Kur mami bëri aksidentin dhe ishte në koma për një vit, babi i ndenji afër por pastaj e zëvendësoi mamin me këtë, na e solli në shtëpi. Ne ishim të vegjël.
Pastaj babi në Shqipëri humbi jetën. Unë kurrë nuk e kam pasur familjen time bashkë, nuk kam një fotografi që të jemi të gjithë bashkë, ne nuk kemi. Nuk dua ta gjykoj babin sepse sado si është sjellë me ne, e kam pasur pikë të dobët. Kur erdhi në Shqipëri u sëmur. Ka ndërruar jetë në duart e mija. Ka pasur probleme me pulmonin në mushkëri. Vuajti shumë, na kërkoi dhe falje.
Tek Sanatoriumi i Tiranës, përballë janë disa dhoma që jepen me qira. Unë kam ndenjur aty për 3 muaj që të shikoja çfarë bëhej. Shkoja tek reanimacioni dhe i pyesja mjekët çfarë po i bëni. Unë dhe mami për 3 muaj kemi ndenjur kështu. Pavarësisht çfarë kishte bërë, unë dhe mami i kemi ndenjur afër”, tha Rike.