Kuvendi i Arbërit solli identitetin e popullit shqiptar
Në një veprimtari përkujtimore në kishën e Gjon Pagzorit u përkujtua 320 vjetori 320-vjetori i Kuvendit të Arbrit është përkujtuar këtë të diel, ngjarje e cila është më e rëndësishmja pas Besëlidhjes së Gjergj Kastriotit. Fshati Mërqi I Lezhës, ishte nikoqir i këtij përkujtimi të kësaj date të rëndësishme për historinë e Shqipërisë dhe për shqiptarët
Gjatë Kuvendit të Arbrit, episkopati katolikë shqiptar, në njërën anë, analizoi aspektet e brendshme kishtare: administrimin e Sakramenteve, kremtimin e riteve liturgjike, lirinë fetare e të kultit, reformën e zakoneve e tjera dhe, në anën tjetër, gjendjen e popullsisë shqipatre në realitetin shoqëror, nën sundimin otoman, me të gjitha problemet e rënda që përjetonte çdo ditë, e sidomos me rrezikun e humbjes së identitetit kombëtar e të gjuhës shqipe.
Në nderim të kësaj datë të shënuar, u mbajt një ceremoni përkujtimor në Kishën e Shën Gjon Kryepremit në fshatin Mërqi , atje u në 14-15 janar të viti 1703, kleriket vendosen rikthimin e kishave të shkatërruara dhe rilindjen e meshave apo riteve fetare ne gjuhen shqipe. Të pranishmen ishin studues, historiane, autoritete lokale.
Studiuesi Dom Nik Ukgjini, tha se kuvendi i arbrit solli identitin e popullit shqiptar.
“Në përfundim të punimeve të Kuvendit u nënshkrua dekreti, të cilin e botoi në latinisht imzot Vinçens Zmajeviç. Aty tregohet se kleri katolik shqiptar qëndroi me popullin dhe i parapriu Rilindjes Kombëtare”, tha studiuesi Dom Nik Ukgjini.
Ndërsha historian e publicist si Pëllum Xhufi, , Hasan Muqa,Pllum Xhufi,Mark Pal Nikaj,Nail Draga, në dikustimet e tyre për rendesinë e Kuvendit të Arbërit, thuajse njëzëri kan konstatuar se me Kuvendin e Arbërit është shkruar një nga faqet më të rëndësishme të historisë së kombit shqiptar
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu u shpreh se kjo ngjarje përkujtimore po merr gjithnjë e më shumë vemendje edhe falë ndërhyrjes që po bëhet në restauriumin e kishës, vendi ku u mbajt Kuvendi i Arbrit.
Në emër të donatorëve nga Zvicra të cilët po kontribojnë për restaurimin e Kishës së Shën Gjon Kryepremit në fshatin Mërqi, ceremoninë përkujtimore e ka përshendetur bashkatdhetari dhe veprimtari nga Zvicra Kristë Coli, I cili ka premtuar përkrahje të vazhdueshme për restuarimin e kësaj kishe. Ndër të tjera z. Coli në fjalën e tij ka theksuar se shqiptarët kan pasur tri rilindje kombetare, ajo që fillon me Skenderbeun e vazhdon me At Pjetër Bogdanin, e dyta me De Radaen për të vazhduar me Fishten tonë të madh, si dhe rilindja e tretë nga vitet ’60 (duke aluduar në themelimin e universitetit të Prishtinës) për të kulmuar me ardhjen në krye të kësaj rilindje, arkitetki dhe themeltari I shtetit të dytë shqiptar në Ballkan, presidenti historic I Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.
Pjesë e kësaj ceremonie përkujtimore, ishte dhe promovimi i relacionit të Imzot Vinçens Zmajeviq që është botuar në gjuhën shqipe, ku për rëndësin e këtij libri dhe fakteve që sjellë për historinë shqiptare foli shkrimtari i mirënjohur kosovar Nazmi Rrahmani
Për në fund, falenderoj nga zemra mikun tim Riza Smajlin qe na e mundësoi pjesëmarrjen në këtë manifestim të rëndësishëm.