Nëse nuk e keni ditur, kjo është prejardhja e fjalës *Geg
Nëse emrat e fiseve para – ilire citohen për herë të parë në Betejën e Kadeshit në Azinë e Vogël nga Ramses III (3200 vite Para Krishtit) në shtyllën që glorifikon “fitoren” e tij në tempullin monumental te Abou Simbel, de Karnak, në Louxor dhe Abydos, përmend mes të tjerëve edhe pjesëmarrjen e fiseve të Shardaneve Ashenëve (spartanëve).
Emërtimi */Gig/, nga ku vjen edhe emri */Geg/, haset shumë më herët në poemën “Gilgamesh” (Gil ka mesh=Gila ka pyetje për Zotin) në Sumerian rreth 4200 vite para Lindjes së Krishtit. Në një nga vargjet thuhet “En dim² gig’ki (un di (flas) geg).
Por sipas vrojtimeve të kujdesshme të Pashko Vasës, emri Giga (geg) gjendet tek Iliada e Homerit, saktësisht në rreshtat ku thotë se: “Përtej maleve të Akrokeraune (Ἀκροκεραύνια) banojnë Gjigantët”. Pra vendi ku banonin Geget nuk ishte vetëm zona e sotme e Gegërisë, por fillonin që nga Jugu i Shqipërisë (Vargmalet e Jugut) aktuale dhe përfshinte gjithë Epirin e poshtëm dhe të sipërm.
Pashko Vasa për herë të parë theksoi faktin që fjala /Geg/ korrespondon me fjalën */gigas/ (Γίγας), që ruhet në toskërisht në mbiemrin “Gjika” që në greqishten e vjetër do të thotë */gigant/, -njerëz me gjoks të gjerë dhe trup të madh, të cilët na i përshkruan Homeri.
Nëse i drejtohemi semantikës shkencore të krijimit të emrit të banorëve në bazë të vendit ku jetojnë ose të aktivitetit jetësor që kryejnë, fjalët */Gik/ dhe */Geg/ janë pothuajse e njëjta gjë por me konotacione shtesë, pasi */Gjik/ vjen nga fjala */gji/ e shqipes, sepse njerëzit primitivë të bregdetit merreshin me gjueti peshku dhe jetonin në gjire ku kishte shpella të thata dhe të përshtatshme për banim, ndërkohë që njeriu primitiv i malit jetonte në gjire liqenesh ose bërryle lumenjsh dhe merrej me gjueti kafshësh të egra prandaj quhej */Gi-eg/= Geg (I madh dhe i egër).
Kemi të bëjmë me një shembull tipik sesi gjuha primitive, krijonte fjalët, ta zëmë Gi (gjiri i femrës) Gī (ngop-ushqej) dhe Gî (gjiri i detit-gjiri i liqenit, gjiri i malit (shpella)…
Në mitologjinë greke dhe romake, Gígas (Gegët) që quheshin edhe Gigantes (grek: Γίγαντες, Gígantes, singulier: Γίγας, Gígas ), ishte një racë e fortë dhe e egër paksa më e madhe se racat e tjera. Njiheshin gjithashtu si Gigantomachie, për shkak se ishin në gjendje tu kundërviheshin zotave Olimpikë [2] Selon Hésiode, gjigantët ishin pasardhës të perëndeshës së Tokës de Gaïa (Toka), =ose Gala në latinisht, lindur gjatë përleshjeve nga gjaku i T’Uranit (qiellit), i cili u Kastrua nga i biri i tij Geg, i quajtur Kronos nga ku vjen edhe emri i qytetit të Krujës.