SA E VJETËR ËSHTË GJUHA SHQIPE/ JEREMIN DE RADA PËR GJUHËN SHQIPE

“Gjuha shqipe rri me mënjanë, si gjuhe origjinale: e pandryshueshme dhe jo e përzier në trungun e saj. Si sanskrishtja, greqishtja, latinishtja dhe gjuhet tjera që rrjedhin syresh.

Gjuha shqipe është e përbërë nga fjalë njërrokëshe, që vënë në dukje aspekte të ndryshme të fushës.

Për arsye të burimeve të saj fonetike, gjuha shqipe është superiore ndaj çdo gjuhe klasike.

Gjeografia, ashtu si dhe legjendat e kohës parahistorike helene dhe latine ruajnë fjalë shqiptare. Ishin Pellazgë, Trojanë, Frigianë, etj. Ishin Pellazgët që e themeluan Romën.

Zotat e paganizmit kanë të gjithë emra që rrjedhin nga rrënjët shqiptare. Është e qartë pra se për kultin e Perëndisë dhe natyrës duhet t’u referohemi Pellazgëve. Pas transformimit të zotit të vetëm në një perëndi shumëformëshe dhe antropomorfe ata ndoqën idhuj, të cilët, kishin emra të përkryer shqiptarë, që shprehnin simbolet e tyre.”

Nga Iliazi Fatmir

Scroll to Top