“Nuk di nga të shkosh tani” – Rama acarohet me Fevziun: Këto mund t’i bësh te Saimiri, jo me mua

Pyetja e gazetarit Blendi Fevziu për SPAK-un që kohët e fundit ka goditur eksponentë apo ish-eksponentë të lartë të PS-së, nuk është pritur mirë nga kryeministri Edi Rama.

Komentit të Fevziut që “tani SPAK-ut nuk dinë çfarë t’i bëjnë”, Kryeministri ju përgjigj duke i thënë se e kundërta është e vërtetë, që gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur.

Kryeministri Rama: Sot shqiptarët jashtë e ngrenë kokën lart dhe nuk e mbajnë poshtë kur flitet për Shqipërinë sepse sot fjala Shqipëri në mendjen dhe perceptimin e shumë njerëzve nuk identifikohet më me atë vendin që merret me gomone, me drogë, por identifikohet me një vend ku duhet shkuar për të parë çfarë është kjo Shqipëria.

Blendi Fevziu: Kjo do vinte një ditë.

Kryeministri Rama: Po mo po do ta sillte koha.

Blendi Fevziu: Patjetër që do ta sillte koha.

Kryeministri Rama: Sikur të mos vija me PS këtu por të vazhdonin ata të shkatërrimit të rithemeluar, këtu nuk kishte jo Aman në Sazan…

Blendi Fevziu: Pse ju e quani veten shpëtimtar të Shqipërisë?

Kryeministri Rama: Unë quaj Partinë Socialiste shpëtimtare të Shqipërisë, po, patjetër.

Blendi Fevziu: Duhet të pyesim SPAK-un për shpëtimin e Shqipërisë.

Kryeministri Rama: Edhe SPAK-u që është pjesë e shpëtimit të Shqipërisë është vepër e vizionit dhe fuqisë dhe e vullnetit të PS për t’i dhënë jetë SPAK-ut se po mos ishte ky vullnet nuk do kishte SPAK në Shqipëri. SPAK-u është pjesë e instrumenteve të shpëtimit të Shqipërisë…

Blendi Fevziu: …të cilit tani s’po dini çfarë t’i bëni….

Kryeministri Rama: Këto mund t’i bësh te Saimiri… jo me mua. Me mua jo sepse…Nuk i thua dot me mua kur jam unë prezent këto përpara kameras, sepse jo që nuk po di nga të shkoj, por përkundrazi, jam më i qartë dhe më i bindur sot që po shkojmë në drejtimin e duhur.

Scroll to Top