Prifti arbëreshë: Në Greqi ka rreth 900 Katunde Shqiptare/ Traditat Shqiptare ruhen me shekuj
Arbreshët janë një fenomen dhe një popull krejt i veçantë në historinë njerëzore. Ruajtja e traditës shqiptare për shekuj me radhë është diçka që ka mahnitur të gjithë studiuesit dhe historianët që kanë njohur këtë popull.
Këtë e kishte pohuar edhe mysafiri special i Zonës B, Antonio Belushi, një abreshë, prift ortodoks dhe studiues i shtrirjes shqiptare dhe gjenezës së saj. Prifti arbëresh ka pohuar se në Greqi ka 900 katunde shqiptare. Këtë e bazon në një studim që e ka bërë vetë ai.