“Qyteti im i dashur, përgjithmonë grek”, i riu shpalos flamurin grek brenda Hagia Sophia, “tërbohen” turqit
Një stuhi reagimesh të ashpra në Turqi pas vizitës së një shtetasi grek në “Hagia Sophia”, e konvertuar në xhami nga Presidenti Erdogan.
Edhe pse një vizitë në objektin simbol të Stambollit nuk do të përbënte çudi në kushte normale, ajo që shqetësoi opinioin publik turk është shpalosja e një flamuri grek brenda saj.
Personi që shpalosi flamurin ngarkoi foton përkatëse në llogaritë e tij personale në rrjetet sociale, duke shkruar “Qyteti im i dashur, përgjithmonë grek”.
Mediat turke raportuan se “një turist grek, i quajtur A.P., u përpoq të provokonte nga Hagia Sophia”.
“Ai ka hyrë në xhami duke paguar 25 euro për ta vizituar. Aty ai shpalosi flamurin grek. Ai ka realizuar një foto dhe e ka postuar në rrjetet sociale”, raportojnë ato.
Mijëra komentues kanë vërshuar në postimet e shtetasit grek me fyerje dhe sharje, por deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Turqia.