Historia e shqiptarit zemërmadh nga Shkodra, që mori Aliun e vogël!

Kjo është historia e gjyshit tonë në një nga udhëtimit e tij tregtare. Ishte një udhëtim me anijen e tij të quajtur “Hulusije” në Afrikë për të blerë tekstile dhe mallra të ndryshme.

Pasi mbaruan ngarkimin e ngarkesës në një anije, një djalë i vogël nga Afrika, rreth 12 vjeç, iu lut që ta merrte me vete. Ai ishte pa familje dhe kishte frikë se do ta merrnin për skllav.

Gjyshit tonë i bëri përshtypje djali dhe pasi u konsultua me ekuipazhin e anijes, e mori djalin në bord. Ai quhej Ali dhe ishte shumë i zgjuar. Kur mbërriti në Shkodër, gjyshi im ia prezantoi gruas Aliun si djalin e tij pasi nuk kishte djalë. Ai e rriti dhe e martoi në shtëpinë e tij.

Kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 1912 në Afrikë dhe sot të gjithë e njohin si Ali Harapi. Kjo familje gëzon respekt edhe sot e kësaj dite.

Scroll to Top