Alfred Cako: Filmi ‘Taken 2‘ është bërë për Berishën, Liam Neeson luan Sorosin

Në një studio televizive, konspiracionisti i njohur Alfred Cako ka bërë një paralelizëm të çuditshëm në lidhje me filmin “Taken 2” dhe asaj që po i ndodh sot Sali Berishës. Cako thotë se ky film është bërë për Sali Berishën dhe kur flitet për Markon nga Tropoja, pas tij qëndron Berisha.

Edhe në pjesën finale të filmit, kur në skenë mbeten vetëm i moshuari shqiptar dhe aktori amerikan, Cako thotë se është ajo çka ka ndodhur realisht mes Berishës dhe Amerikës në Sqhipëri, pra Sorosit.

“Po e mban mend si mbyllet filmi, ky i vrau djemtë, ata djemtë e Markos i vranë këtij gruan, i përdhunuan dhe vajzën. Në fund mbetën të dy tek për tek dhe qëllojnë njëri tjetrin në atë hamamin e Stambollit. Dhe këtij Sorosit(Liam Neeson) i mbaruan fishekët, mirëpo Berisha(i moshuari shqiptar) nuk e numëroi, kurse Sorosi po ia numëronte Berishës, pam, pam pam, harxhoi 7 dhe i doli ky, me pistoletën në dorë, mirëpo Berisha nuk e dinte që dhe ky nuk kishte fishekë. Edhe ky i doli dhe i thotë, po ta fal jetën dhe i lë pistoletën e tij pa fishekë dhe ikën kthehet me kurriz. Berisha, merr pistoletën dhe si i pabesë e qëllon nga mbrapa, pra Berisha pas 2013 u kthye sërish në politikë. Ky i kthehet mbas 2013 me SPAK-un dhe i thotë gjithmonë i pabesë ke qënë” – thotë Cako. /NOA.AL

Scroll to Top