E jashtëzakonshme: 39-vjeçari që flet 73 gjuhë
Muhamed Mešić është një njeri me talent të jashtëzakonshëm gjuhësor që flet më shumë gjuhë nga të gjithë ato që keni dëgjuar ndonjëherë!
Shumica e njerëzve të tjerë duhet të luftojnë nëpër orë të panumërta kursesh gjuhësore për të mësuar një ose dy gjuhë të huaja përveç gjuhës së tyre amtare. Por, jo edhe ky i ri i talentuar nga ana gjuhësore.
39-vjeçari boshnjak ka ndjekur vetëm një kurs gjuhësor – atë të gjuhës austriake të shenjave.
Muhamed Mešić nuk është i vetmi talent i famshëm në fushën e shumëgjuhësisë, por ai shquhet për numrin e madh të gjuhëve që flet. Gjeniu i gjuhës nga Tuzla Muhamed flet 73 gjuhë, raporton ObserverKult.
I lindur në vitin 1984 në Tuzla, ai ishte vetëm 16 vjeç kur u bë këshilltar bashkiak, ndërsa në moshën 26 vjeçe, fliste 56 gjuhë.
Muhamedi me profesion është jurist dhe deri tani ka punuar në 24 shtete në 4 kontinente.
Ai flet 12 gjuhë në mënyrë të shkëlqyeshme, aq shumë sa të përdorë të gjithë termat profesional, ndërsa biseda mund të mbajë në më shumë se 70 gjuhë të botës. Për të, mënyra më e lehtë për të mësuar një gjuhë të re është thjesht të ushtroj veshin përmes muzikës, DVD-ve, etj. Por ai vazhdon të lutet dhe të ëndërrojë në gjuhën boshnjake, dhe kur përpiqet të gjejë një zgjidhje më të mirë, ai rrah trurin në gjuhë të huaja.
Ky djalë i ri jeton dhe punon në Vjenë, ku drejton biznes ligjor në një kompani ndërtimi.