LAJM i bukur nga Maqedonia: Shtohen shqiptarët, pakësohen sllavët
Sipas të dhënave paraprake të Entit Shtetëror të Statistikës në Maqedoni, lëvizja natyrore e popullsisë aty ishte negative në tremujorin e katërt të vitit 2023.
Numri i lindjeve ishte prej 4.185, një ulje prej 4,5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Numri i vdekjeve ishte prej 5.028 persona, apo një ulje prej 1,5%në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit paraprak.
Shtimi natyror është negativ – 843 që do të thotë, se numri i lindjeve është më i ulët se numri i vdekjeve. Por shikuar në nivelin komunal, ka nuanca që vlen të theksohen.
Në dhjetë komunat e para për nga shtimi pozitiv të popullsisë, tetë prej tyre janë me shumicë shqiptare, respektivist:
- Çairi +69
- Saraji +63
- Tetova +54
- Studeniçani +49
- Haraçina +37
- Likova +31
- Zhelina +27
- Çashka +17
Shuto Orizarja, ku romët përbëjnë 44% të popullatës dhe shqiptarët 35% poashtu ka shtim poztiv prej 17%. Çuçer Sandeva me shtim pozitiv prej 15 është e vetmja komunë maqedone në top dhjetëshen e komunave me shtim pozitiv të popullsisë.
Ndërsa në spektrin e kundërt, nëntë prej dhjetë komunave me shtimin më të lartë negativ të popullsisë janë me shumicë maqedone, respektivisht:
- Manastiri -126
- Prilepi -74
- Shtipi -56
- Koçani -55
- Ohri -51
- Velesi -48
- Sveti Nikolla -44
- Dellçeva -38
Këtu bën përjashtim vetëm Kërçova me shtim negativ prej -50. Kërçova është me shumicë shqiptare prej 53%.