Princi tha se e rrahu gruaja, del ekspertiza: Elia Zaharia ka shenja dhune në trup!
Aktorja dhe bashkëshortja e Princ Lekës ka shenja dhune në duar dhe krah. Kështu ka rezultuar nga ekspertiza mjeko-ligjore e Elia Zaharisë, pavarësisht se bashkëshorti me të cilin ajo është në proces divorci ka shkuar dje në polici dhe ka thënë se familja e gruas e kishte rrahur.
Sipas akt-ekspertizës paraprake, Elia ka shenja dhune në dorë dhe krah të cilat nuk dihet ngase janë shkaktuar.
Princ Leka Zogu ka bërë kallëzim në Policinë e Tiranës ku pretendon se është dhunuar nga vjehrri i tij, Gjergj Zaharia dhe Elia Zaharia. Një ngjarje që tashmë ka kaluar në duart e organeve kompetente për të zbuluar dhe nxjerrë në pah të vërtetën.
Megjithatë ajo që bie në sy në videon e shpërndarë me shpejtësi në media, është telefoni që mban në duar Leka Zogu. Duket si një ngjarje e stisur, me princin që provokon për të arritur në produktin përfundimtar, pra duke bërë që bashkëshortja Elia Zaharia, të dalë nga vetja përmes dhunës. Pse është i dyshimtë versioni i Leka Zogut?
Natyrisht që ngjarja e sotme i ka lënë të gjithë të shastisur. Mirëpo, viktima më e madhe në këtë histori, padyshim është vajza e vogël 3-vjeçare. Trauma dhe dhuna në familje është e dëmshme për çdo qenie njerëzore dhe sigurisht cënon shumë herë më shumë fëmijët e mitur në konfliktet e prindërve.
S’mbetet gjë tjetër, veçse të pritet se çfarë do të zbardhin organet kompetente dhe çfarë do të vendosë gjykata.