Frymëzuese/ 10 vjeçari shqiptar në Itali lexon libra për gruan që ka humbur shikimin
ITALI- Pasioni për leximin i një gruaje që ka humbur shikimin gjeti mbështetjen te një djalë shqiptar i klasës së pestë.
Protagonistë të historisë frymëzuese janë një 55 vjeçare dhe Erik, një 10-vjeçar, i cili prej kohësh ka krijuar një miqësi me gruan, e cila i jepte vazhdimkisht libra, nga dëshira e saj për të mësuar.
Paola është me origjinë nga Vicenza, por tani jeton në Verona, ku u njoh me familjen e Erikut me origjinë shqiptare.
“Eriku u rrit duke e njohur mirë historinë time”, tha gruaja.
55 vjeçarja nuk ka fëmijë dhe kujdesej me dashuri për Erikun teksa ai rritej. Fillimisht ajo përdorte audiot e librave, por një ditë mori një mesazh zanor në WhatsApp: Ai ishte Eriku që po i lexonte me pasion kapitullin e parë të një libri që kishte marrë si dhuratë, “Il piccolo alpino”, shkruar në vitin 1926 nga Salvatore Gotta.
“Ishte një gjë e bukur”, thotë 55-vjeçarja. “Edhe dje më dërgoi një kapitull tjetër me zë, edhe pse i kisha thënë të mos shqetësohej për mua, dhe t’i kushtonte më shumë vëmendje shkollës”, shtoi ajo./Ansa