VIDEO / Freskim Rama, djaloshi që mahnit jurinë e “American Idol” – i këndon Kosovës
Se Kosova është “fole” e shumë artistëve të talentuar po dëshmohet çdo ditë e më shumë.
I fundit që po bën krenarë shqiptarët është këngëtari nga Kosova, Freskim Rama me emrin artistik “Kim”, i cili ngjiti audicionet e American Idol, spektakli më i ndjekur në SHBA për zbulimin e talenteve të reja.
Djaloshi nga Kosova, 25-vjeçar, nisi audicionin me këngën “Heal” të Tom Odell”, por e përfundoi me këngën e njohur shqiptare “Oj Kosovë, oj nëna ime”.
“Kim” ishte zhvendosur gjashtë vjet më parë në Amerikë për të ndjekur ëndrrën e tij në American Idol, dhe në klipin prezantues nuk e la pa përmendur edhe Kosovën, si dhe periudhën e 99-tës kur edhe ishte lindur.
Ai mahniti jurinë prej tre anëtarësh të artistëve të njohur ndërkombëtarë si Katy Perry, Luke Bryan dhe Lionel Richie.
Zëri i tij melodik dhe stili i tij i të kënduarit bëri që të merrte dritën jeshile nga tre anëtarët e juristë së American Idol për të vazhduar në fazën tutje të spektaklit.
Madje, njëri prej momenteve që po ashtu duhet të veçohet në këtë audicion ishte edhe kur këngëtarja e njohur amerikane, Katy Perry përmendi Kosovën dhe Shqipërinë.
Rrugëtimi artistik në Amerikë për djaloshin 25-vjeçar nga Kosova sapo ka filluar.
Kujtojmë, se skenën e këtij spekakti të talenteve të reja e kanë ngjitur edhe Linda Halimi sikurse Melinda Ademi, duke shënuar një sukses të ri të artistëve shqiptarë në skenën ndërkombëtare të muzikës. /Telegrafi/