Si e refuzoi Lidhja Shqiptare e Prizrenit urdhrin e Stambollit për luftë kundër Austrisë
Sulltan Abdyl Hamidi dhe Porta e Lartë kishin bërë çmos që të ndërsenin Lidhjen Shqiptare të Prizrenit për të luftuar kundër aneksimit të Bosnjës nga Perandoria Austrohungareze.
Përmes elementëve turkomanë synohej që potenciali ushtarak i Lidhjes Shqiptare të përdorej për ruajtjen e Bosnjës nën suzernitetin e sulltanit, shkruan Konica.al.
Por të gjitha këto përpjekje shkuan huq.
Sipas studiuesit Emin Pllana, Lidhja u bëri thirrje shqiptarëve që të mos i përgjigjeshin thirrjeve të Portës së Lartë.
Iraklije Saviç, një serb nga Prishtina, teksa përcillte gjendjen e përgjithshme në Kosovë në vitin 1880, shkruante:
«Komitetet e këtushme shqiptare i thirrën shqiptarët që t’i shmangen grindjeve dhe vrasjeve… ».
Rrjedhimisht, forcat ushtarake të Lidhjes u përdoren për mbrojtjen e vijës kufitare nga Plava deri në Ulqin, dhe në jug në Prevezë e Janinë.
Burimi:
Emin Pllana, Kosova dhe reformat në Turqi, 1839-1912, Enti i Historisë së Kosovës, 1978, f. 95/ZgjohuShqiptar.info