Vangjel Zhapa me lojërat olimpike riktheu traditat ilire, jo greke
Nga Lluka Heqimi
Lojërat Olimpike të antikitetit të nisura në vitin, 776 para Krishtit janë kundërshtuar si saktësi kohe nga arkeologët dhe kronologët modernë. Shumica pranojnë se ato janë gati një shekull më të hershme. Historikisht periudha e qytetërimit grek fillon me datën e këtyre lojërave dhe pretendohet në një treve krejt Dorike para Helene, në një kohë kur rreth e qark kishte fise shumë më të mëdha barbare, thrako-ilire. Kush janë ata që i kanë filluar më herët lojërat Olimpike? Grekët i kanë kopsitur mjaft mirë historitë e tyre mitike e të tjera dhe ngjarjet shkojnë në harmoni, por aty-këtu mund të gjenden dobësi të krijuara nga lashtësia, nacionalizmi dhe nga ajo pseja për atë që rilindi këto lojëra, shqiptarin, nderin e kombit tonë Vangjel Zhapën.
Ta fillojmë me Iliadën e Homerit, ku mësojmë mbi babanë e zotave, Zeusin e Dodonës Pellazgjike. Grekët shumë shpejt e ndryshuan tempullin e lashtë të Dodonës se Zeusit se nuk e kishin të tyren, madje edhe atë të Pitos, me Delfin fuqiplotë, e te shenjtë grek, si kërthiza e botes. Madje dhe Olimpi, vendi ku u zhvilluan lojërat e lashta, nuk është shumë bindës për ngjarjet sportive të deklaruara. Ndërprerja e ritmit të gërmimeve arkeologjike greke, tregojnë se ekzistojnë dyshime në hartën reale të vendeve ku me të vërtetë janë zhvilluar lojërat e lashta. Zgjidhja e këtij problemi, për nga rëndësia kërkon një vëmendje te veçantë.
Shtysa e Vangjel Zhapës për të rilindur lojërat e antikiteti
Më pas duhet të shtojmë se cila ishte shtysa e Vangjel Zhapës për të rilindur lojërat e antikitetit dhe formulimin madhështor të Idesë Olimpike? E them me bindje se ai ka ditur më shumë se ne, rreth Lojërave Olimpike të zhvilluara nga Ilirët tanë, shpikësit e parë të shkrirjes dhe prodhimeve të hekurit dhe të imituar kaq mjeshtërisht me pas nga grekët. Vepra e Vangjel Zhapës nuk ka të bëj me filantropizmin e zakonshëm, por me një ndjenjë që kapërcen gjithçka dhe lidhet me origjinën e vendit dhe të atyre që i lindën lojërat e shenjta.
Del një pse kundërshtuese e natyrshme. Pse?
Lufta për ta zëvendësuar Vangjel Zhapën me francezin Kuberten është përsëri një tentativë mohuese për fillimet e vërteta të lojërave Olimpike. Heleno-Grekët ashtu siç hoqën fillimin e lojërave Olimpike të antikitetit, duke i mohuar atyre gati 1 shekull, ashtu hoqën edhe 37 vitet e rilindjes së lojërave olimpike të Zhapës. Vikelasi presidenti i parë i lojrave Olimpike të 1896, që qëndroi dy vjen ë këtë post, porositi Kubertenin që lojërat të quhen me domosdo Olimpike dhe jo botërore siç i mendonte ai, ndryshe lavdia do t’i ngelte Zhapës. Këto janë botuar në librin e historianit më të madh olimpik, David Joung, i cili vazhdon me tej: “Zhapa është ylli i Kometës Olimpike, pas tij vjen Brooks dhe bishti i kometës është Kuberteni. Vendosja e Kubertenit në krye të historisë olimpike është i padrejtë.”
Pastaj një ndryshim në simbolikë
Zappioni ku janë vendosur në hyrje djathtas eshtrat e kokës së Vangjel Zhapës janë simbolika e zanafillës moderne të lojërave dhe ideve olimpike dhe si rregull duhen respektuar. Greket këtë simbolikë u përpoqën ta zëvendësonin me varrimin e zemrës se Kubertenit ne Olimp dhe mbi të një obelisk mbushamendas.
Një fakt i çuditshëm
Në lojërat Olimpike të Berlinit 1936 rriti i kurorës se ullirit dhe dafinës, i simboleve greke të paqes dhe dashurisë, u zëvendësuan me dushkun, simbolin ilir që më vonë do të përvetohej edhe nga legjionet romake, nga Napoleoni dhe Hitleri. Këtej vjen dhe vendosja e dushkut ne kokën e fituesit për të kujtuar simbolin e një populli të respektuar ilir. E kam kënaqësi të them se stema e presidencës poshtë shqiponjës ka një ndërthurje me dy degë dushku. Kjo ndoshta nuk i ka rënë në sy shumë njerëzve, por ajo tregon shumë për të gjithë pasardhësit ilir, për ne shqiptarët e sotëm dhe të veçantin shqiptar që e ka dizenjuar kaq kuptimplotë.
Një handikap që nuk ka si të justifikohet
100 vjetori i Lojërave Olimpike 1896-1996 nuk u përkujtua në Athine, por ne Atlanta të SHBA. Pse? Ne këtë rast u shemb riti i sajuar prej vitesh dhe historitë që deformohen kështu kanë mundësi ta krijojnë realitetin e kundërt me pazella të vendosura ndryshe, që nuk i përshtaten figurës së superpozuar.
Pse dhanë jetën shqiptarët për pavarësinë greke?
Në revolucioni grek të pavarësisë që filloi në oborin e Ali Tepelenës më 1822, do të merrnin pjesë shumë shqiptarë të cilët luftonin për pavarësinë greke si model i demokracisë dhe kulturës së kohës dhe shpejt të kishin edhe ata pavarësinë e vendit të tyre. Një nga këta luftëtar, madje i dekoruar për luftime trimërore, pesë herë i plagosur, qe dhe ai, shqiptari Vangjel Zhapa. Pavarësia e Shqipërisë, e shpallur nga ati ynë, Ismail Qemali, mbi 100 vite më vonë ndërzeu fqinjët e pabesë sllavo-grekë që donin ta gllabëronin foshnjën e vogël për të realizuar përfundimisht ëndrrat e tyre të cartuna.
Për të mos ngelur prapa kohës
Epiri një emër me kuptim edhe në gjuhen shqipe s’ka lidhje me Vorio-Epirin e sajuar për konflikt. Që nga koha e Perikliut territoret greke janë rritur më shume se 5 herë, duke përfshire brenda saj edhe shumë popuj të tjerë, më të shumtit shqiptarë. Popujt me kalimin e kohës janë të prirur të kërkojnë gjithmonë identitetin kombëtar, origjinën. Minoritarët tanë e bëjnë këtë me forcë dhe bravo iu qoftë por nuk duhet të harrojnë se janë fshatarë të ardhur në Shqipëri nga Greqia dhe kanë shërbyer në tokat e pronarëve gjirokastritë që në qendrën e fshatit minoritar kanë patur madje edhe shtëpitë e tyre. Arvanitasit janë shqiptarë dhe lagja më e vjetër e Greqisë që rrethon Akropolin me një mur të emëruar siç thotë Herodoti “Pellazgjik”, quhet Plaka për nga vjetërsia e popullimit me shqiptarë. Epiri kërkohet nga grekët se është tokë që mbulon shumë histori që do të tregojnë atë që me të vërtetë do jetë e vërteta dhe jo ato të vërteta që mund të jenë edhe justifikime me aromë gënjeshtrash.
Se fundi
Greqia ky vend i Europës së Bashkuar që vazhdon të jetë në luftë me të padrejte me Shqipërinë, mbyll kufijtë për çamët tanë dhe për cilindo që guxon të thotë të vërteta shqiptare, kërcënon me integrimin. Nuk hap arkivat e historisë, ku një pjesë e madhe është edhe e jona, përdor fshesa, fyese për ata që derdhën djersë dhe dhanë edhe jetën në ndërtimet sportive të lojërave Olimpike të 2004-s në Athinë, mohon pagesa dhe detyron të paguajnë qiraxhinjtë për demet e tërmeteve të rëna shumë vite më parë.
Vangjel Zhapa, rilindësi i parë, nderi i kombit shqiptar, iluminist, plurikulturalist, filantrop, rilindës i lojërave Olimpike të përbotshme nuk e pa botën të shkëputur, por të bashkuar, për një Europë të të gjithëve me një miqësi midis popujve, të përhershëm e të sinqertë me frymën e Lojërave Olimpike, babai i rilindjes se tyre ishte vetë ai. Flaka Olimpike që ndizet ne Olimp ta ketë për nder që vjen në Labovën e Zhapës çdo 4 vite, në vendlindjen e rilindësit të këtyre lojërave, ku me siguri kjo flakë do të marrë një ndriçim edhe më të madh. Le ta fillojmë nga Lojërat Olimpike që po presim dhe të shpresojmë peër një fqinjësi bashkëpunuese afruese dhe jo ndarëse.