Mërgimtari shqiptarë ndan 25 bursa ne mbështetje të nxënësve dhe studentëve

Pronari i Swiss Ranch, edhe i Restorantit Dardania, Kastriot Iseini, vazhdon me krenari traditën.

Mbështetje për edukim, inspirim dhe punë për të ardhmen!

Ndër dy vitet e fundit Restoranti Dardania ka ushqyer një nga inicativat më të rëndësishme në biznesit tonë: mbështetjen e nxënësve dhe studentëve të talentuar!

Pronari i Swiss Ranch, njëkohësisht pronar edhe i Restorantit Dardania, Kastriot Iseini, vazhdon me krenari traditën e mbështetjes së rinisë në rrugën e tyre drejt suksesit.

Në vitet e kaluara, Restoranti Dardania me transparencë të plotë, ka dhënë një kontribut të ndjeshëm në arsimin lokal duke shpërndarë bursa dhe çmime për nxënësit dhe studentët edhe atë:

  • • Në vitin 2022, Dardania shpërndau 12 bursa dhe 4 çmime nga 500€ për nxënësit e gjeneratës në SHMK “Drita”.
  • • Në vitin 2023 Dardania shpërndau 14 bursa dhe 4 çmime nga 500€ për nxënësit e gjeneratës në SHMK “Drita”.

Përveç kësaj, me hapjen e Swiss Ranch, ne po zgjerojmë këtë mision, duke ofruar mundësi të reja për të rinjtë që dëshirojnë të përfitojnë nga përvoja e punës në ambientet e punës sonë. Qëllimi ynë për këtë vit është ambicioz: dëshirojmë që me anë të dy subjekteve të arrimë të ofrojmë 25 bursa për nxënës dhe studentë të kompanive tona.

Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për ata që dëshirojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre profesionale dhe të bëhen pjesë e një ekipi të përkushtuar drejt arritjes së suksesit.

Ne jemi të lumtur të ndajmë këtë lajm të mrekullueshëm me klientelën tonë të dashur, të cilët janë një pjesë e rëndësishme e rrugës tonë drejt suksesit. Bashkë, ne krijojmë mundësi për të rinjtë, për të ndikuar në të ardhmen e tyre dhe për të bërë një ndryshim pozitiv në shoqërinë tonë.

Ju falënderojmë për mbështetjen tuaj të palodhur dhe po bëjmë një ftesë të hapur për të gjithë nxënësit dhe studentët të cilët janë gati të përjetojnë një udhëtim të pasur me sfida dhe suksese nën kujdesin tonë. Bashkë, ne jemi fuqia që ndërtojmë një të ardhme më të ndritshme për të gjithë!

Scroll to Top