Urimi në gjuhën shqipe në Parlamentin e Kanadasë për 16 vjetorin e pavarësisë – deputeti tregon lidhjen me Kosovën
Deputeti kanadez, Kyle Seeback ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e shënimit të 16 vjetorit të pavarësisë.
Këtë urim ai e ka bërë në gjuhën shqipe teksa fliste në Parlamentin kanadez. Tutje ai tregoi edhe për luftën në Kosovës dhe si Kanadaja ishte ndër vendet e para që e njohu pavarësinë e Kosovës.
Seeback tregoi se si e fejuara e tij ishte refugjatë nga Kosova në Kanada gjatë luftës.
“Kanada mirëpriti mbi 7000 mijë refugjatë kosovarë, duke përfshirë të fejuarën time dhe gjithë familjen e saj. Njëzet e pesë vjet më vonë, ata ish-refugjatë kanë ndërtuar jetë këtu në Kanada. Ata e kanë pasuruar Kanadanë me kulturën e tyre, punën e palodhur dhe dashurinë e tyre për Kanadanë”, tha ai.