VIDEO / Miku i Taulant Ballës masakron me grushte rojën 70-vjeçar
Durim Koçi kryetar i Partisë Socialiste në një prej njësive në Elbasan, është 40 vjeçari i cili ka dhunuar rojën e shkollës “Qamil Guranjaku” në Elbasan. Koçi nuk është një emër i panjohur për policinë e Elbasanit, pasi ai është kallëzuar edhe më herët për çështje të tjera.
Policia e ka proceduar në gjendje të lirë dhe sipas disa burimeve ai është mik me Taulant Ballën dhe me shefat e policisë në Elbasan.