Skenari Serbisë në vitin 1912: Ja pse i armatoste falas shqiptarët
Historiani dhe tashmë deputeti më i ri në Parlamentin e Kosovës nga radhët e LDK-së, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka deklaruar se duke hulumtuar dokumentet diplomatike të Britanisë së Madhe, ka rezultuar se qeveria e Serisë i ka dhënë armë falas shqiptarëve në Kosovë për t’i frikësuar e vrarë serbët lokal.
Kjo del të jetë në raport të zv.konsullit Harry Llamp dërguar Ministrisë së Jashtme.
Postimi plotë:
Duke studiuar dokumentet diplomatike të Britanisë së Madhe:
Nën konsullata e Mbretërisë së Bashkuar.
Selanik më 17 shtator 1912
Raport i zv. konsullit Harry Llamb dërguar Ministrisë së Jashtme në të cilin në mes tjerash thuhet:
… Qeveria e Serbisë u ka dhënë armë falas shqiptarëve në Kosovë për t’i frikësuar e vrarë serbët lokal në mënyrë që të krijoj pretekst për të ndërhyrë ushtarakisht duke i akuzuar shqiptarët se po vrasin e masakrojnë popullsinë sllave në Kosovë…