Zbulime që trondisin Greqinë: Deshifrohen shkrimet 3200 vjeçare, zgjidhet misteri madh, grekët nuk ekzistonin!

Një ekip arkeologësh zviceranë dhe holandezë të cilët deshifruan  mbishkrimin në një pllakë guri prej 3,200 vjetësh, pohojnë se kanë zgjidhur “një nga misteret më të mëdha arkeologjike të Mesdheut”, transmeton InfoPress.

Një pllakë gëlqerore prej 29 metrash, e gjetur në vitin 1878 në territorin e Turqisë së sotme, mbart mbishkrimin më të gjatë hieroglifik në botë nga Epoka e Bronzit.

Kjo është një shenjë në gjuhën luviane që u dha shkencëtarëve një pasqyrë në kauzën e prishjes së qytetërimeve të fuqishme dhe të përparuara në atë kohë. Vetëm një numër i vogël dijetarësh në mbarë botën, mund të lexojnë gjuhën e lashtë luviane.

Aty përmendet edhe pushtimi i një flote të bashkuar të mbretërive nga Azia e Vogël Perëndimore, e cila u krye në qytetet e bregut lindor të Mesdheut.

Kjo “konfederatë detare e plaçkitjes” ka të ngjarë të jetë shkaku i rënies së kombeve të Epokës së Bronzit.

Studiuesit besojnë se mbishkrimi u bë në vitin 1190 para Krishtit  me urdhër të Kupant Kurunta, mbreti i një shteti të epokës së vonë të Bronzit të njohur si Mira.

Në  aleancë me shtetet e tjera Anatoliane ai pushtoi Egjiptin e lashtë dhe shtetet e tjera në rajonin e Mesdheut, gjatë dhe në fund të Epokës së Bronzit.

Shkencëtarët kanë supozuar më parë se pushtuesit ishin ata që çuan në rrëzimin e qytetërimeve dominuese në atë periudhë, por identiteti i uzurpatorëve nuk u zbulua kurrë.

Arkeologët i quajtën pushtuesit “detarë trojanë”. /

Marë nga historiashqiptare.net

Scroll to Top