Gati Drafti / Nëse mban dy ose më shumë martesa burg deri në 4 vite
Burg deri në tre vite rrezikojnë të gjithë ata persona që kanë martesa ose bashkëjetesa paralele.
Në ndryshimet e propozuara në Kodin Penal thuhet se mbajtja e dy ose më shumë martesash, apo bashkëjetesa me një apo më shumë partnerë në të njëjtën kohë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.
Nëse bigamia vazhdon edhe pasi është përfunduar dënimi i parë do të dënohet me burg nga gjashtë muaj deri në katër vjet. Deri më tani nuk ka qenë e ndëshkuar me burg.
Sipas projektligjit të hedhur për diskutim thuhet: ‘Mbajtja e dy ose më shumë martesash në të njëjtën kohë, apo bashkëjetesa me një apo më shumë partnerë/e në të njëjtën kohë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Nëse bigamia vazhdon pas dënimit të parë, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet.’
Ky ashpërsim i masave ndëshkuese në Kodin Penal vjen pas rasteve të martesave apo bashkëjetesës së dyfishtë ose dhe më shumë siç ishte rasti i mjekut Dervish Hasi, që ishte i martuar me 4 gra, një prej tyre në e mitur 16 vjeç.