“Novinite.com”, një agjenci bullgare e informacionit: Harta që shënon 2 shtete “Albania”
Portali i lajmeve “Novinite.com”, një agjenci bullgare e informacionit, e cila përcjell lajmet në gjuhën angleze, ka bërë jo pak përshtypje në një artikull të botuar ditën e djeshme.
Në një lajm ku flitej për nënshtetësitë e huaja të dhënë nga vendet e ndryshme në Bashkimin Europian, “Novinite.com” e ilustronte lajmin me një hartë ku në kufijtë që rrethojnë Kosovën shkruhet “Albania”, e po ashtu në terriorin shqiptar lexohet “Albania”.
Pra, agjencia më e madhe bullgare e lajmeve quan Shqipëri edhe Kosovën, duke mos e ndarë dhe për më tepër harta është e marrë nga “United Nation”, por në sy bie edhe fakti që emri “Grecce” është mbi një pjesë të territorit shqiptar dhe Shqipëria mbi territorin grek, referuar kjo minoritetit.
Ilustrimi me hartë ishte më se i nevojshëm në një lajm ku thuhet se për vitin 2016 Bashkimi Europian u ka dhënë nënshtetësi pothuajse një milion njerëzve, shumica prej të cilëve ishin marokenë, të ndjekur nga shqiptarët, indianët, pakistanezët dhe turqit, sipas të dhënave të Eurostat.
Më poshtë do shihni hartën që i referohet se kush pakicë kombëtare dominon mbi shtetin përkatës dhe që nuk krijon ndasi midis Shqipërisë dhe Kosovës edhe pse paradoksi flet për një numër masiv të shqiptarëve të larguar nga vendi duke përqafuar një nënshtetësi tjetër ./JOQ.al