Shqiptare e vërtetë! Rita Ora publikon këngën e re, ndan me ndjekësit momente nga fëmijëra me prindërit dhe motrën /VIDEO

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora ka publikuar këngën e saj më të re të titulluar “Shape of Me” e cila është në bashkëpunim me trajnerin e “The Voice Australia” Keith Urban.

Kënga e re është një dhuratë për nënën e saj Verën, me rastin e ditëlindjes së 60-të. Në videoklipin e këngës shfaqen momente nga fëmijëra e saj në Britani të Madhe dhe Kosovë.

Pjesë e filmimeve të shumë viteve më parë janë edhe babai i saj Besniku, motra e madhe Elena, 35 vjeç dhe vëllai më i vogël Don, 25 vjeç. Nëpërmjet klipit, shfaqen momente nga përditshmëria e familjes Ora dhe udhëtimet e tyre.

Scroll to Top