Fakte tjera per gjuhen te cilen e folen Aleksandri i Madhe dhe Akili

Medalion i arte i gjetur ne Sicili dhe i ruajtur ne Museun e Baselit. Ky moment, i vrasjes se amazones Penthesilea nga Akili, eshte gjetur edhe ne Apolloni, ne nje murale..!Akilin nena e beri te paprekshem duke i sperkatur me ambrozi diten dhe duke e futur ne flake naten. Me tej e zhyti ne ujrat e ferrit te Stiges, duke e mbajtur prej thembreje, qe mbeti e vetmja pike e cenueshme e heroit…

Akili (lat. Achilles) sipas Homerit, heroi më guximtar në luftën e Trojës, i biri i Peleus dhe Thetisë, mbyti Hektorin sepse ky i’a kishte mbytur kusheririn Patrklos. Në prallat dhe mitet e tjera thuhet se ka qenë i lëndushëm vetëm në thembër. Sipas historisë thuhet se edhe Aleksandri i madh ka pasur lidhje familjare me Akilin, nëpërmjet të ëmës, Olimpia, gruaja e Filipit dhe princesësh së Epirit. Djali i Peleut, Mbret i Mirmidoneve dhe i Tetit, bijë e Oqeanit.

Nena e beri te paprekshem duke i sperkatur me ambrozi diten dhe duke e futur ne flake naten. Me tej e zhyti ne ujrat e ferrit te Stiges, duke e mbajtur prej thembreje, qe mbeti e vetmja pike e cenueshme e heroit. Mjeshtri i tij i pare ishte Feniksi, me tej centauri Kiron qe e ushqeu me palce eshtrash te luaneve, tigrave dhe egersirave te tjera. Kironi e streviti per gjueti , si te mbareshtronte kuajt dhe ne artin e mjeksise. I mesoi cilesite antike: qendrueshmerine ndaj dhimbjes , perbuzjen e te mirave ne kete bote, dashurine per te verteten. Kur fati i ofroi nje zgjedhje midis nje jete te shkurter dhe te lavdishme dhe nje tjeter te gjate, por te hereshme, zgjodhi te paren.

Teti e informuar nga falltari Kalkant se i biri do te vdiste ne Troje, per ta penguar qe te nisej e te fshihej ne oborrin e Likomedit, mbret i Skiros , te veshur si grua midis tyre dhe mori emrin Pirra “qimekuqe”. Qendrimi ketu zgjati 9 vjet, gjate te cilave ai u dashurua me Deidamine,njeren prej motrave te tij te rreme, prej nga lindi Neoptolemi. Por Uliksi me dredhi e gjeti dhe e solli me vete ne Troje, pasi orakulli thoshte se: Pa Akilin , Troja nuk do te mund te binte. Ne vitin e 10 te rrethimit , heroi i nxehur per nje ndarje jo te drejte te prehes se luftes, u terhoq nga tenda e rrefuzoi te luftonte më. Doli ne lufte vetem prej vdekjes se mikut te tij Patrolokit, per te cilin u hakmorr duke vrare luftetarin me te madh te trojaneve ” Hektorin”.

Dashuria me shikim te pare per bukuroshen “Pentesilea”, aleate e Trojaneve , kur i zbuloj fytyren pasi e kishte pare ne duel, vdekja e tij nga shigjeta e Paridit drejtuar ne thembren e zbuluar te heroit nga Apolloni. Akejte i bene nderime solenme dhe nena e tij Teti, e qau per 17 dite me te gjitha Nereidat. Si varri i tij ka qene mbajtur nje turme prane Kepit Sigje. Nje legjende e mevonshme tregon se Teti e coi trupin e te birit ne Ishullin e Bardhe ne grykederdhjen e Danubit ku Akili beri nje jete te fshehte. Kush kalonte aty prane degjonte zhurme armesh diten dhe urime e kenge naten, si ne Valhalla.

  • Ne librin Dodona nga Howard Fremont Stratton Priv na i pemend akilin si nje pellazg qe ska lidhje me helenet.
  • Gjuha shqipe eshte gjuha qe mendohet te kete folur dhe Aleksanderi i Madh dhe Akili.
  • Akili me qeleshe – Momenti kur vret Penthesilean

burimi: Historiashqiptare

Scroll to Top