Malazezët, deri në shekullin XIX nuk e kanë mohuar origjinën shqiptare – Dokumente
Shkruan Fahri Xharra.
Sot, gjysma e Malit të Zi, flet përrallat se si paraardhësit e tyre ishin fisnikë serbë, që gjoja kishin ikur nga Beteja e Kosovës më 1389, e që gjoja këta pastaj e zëvendësuan jetën fisnike me atë të barinjve, shkruan Miroslav Çosoviq, për portalanalitika.me.
Sipas këtyre përrallave, u tha se kjo ndodhi për t’u ruajtur ndjenja serbe (srpstvo), edhe pse kjo fjalë “srpstvo” nuk ka ekzistuar po e zbuloi Sima Milutinoviq Sarajlija. Ndërsa, më herët për këtë fjalë nuk kishte nevojë, sepse serbë jashtë Serbisë nuk kishte.
Vojvoda dhe shkrimtari Marko Mlanov Popoviq (1833-1901), flet për pesë vëllezër nga të cilën e kanë prejardhjen Ozriniqët, Vasojeviqët, Piperët, Hotët dhe Kastriniqët (Krasniqët). Por, sipas disa dokumenteve nga Arkiva e Kotorrit, Ozriniqët në shekullin XV kanë thënë se janë vllahë.
Pjesë nga libri “Fisi Kuçi në rrëfimet dhe këngët popullore I”, Titograd, 1967, çka thotë vojvoda Marko.
Në shkrimet e Markut është edhe një tekst që ia ka dërguar N. Radovanoviq më 1893. Aty thuhet se Keç Panta (Pontini) kishte edhe djalin e gjashtë, Bonin, nga i cili dalin Bonkeqët.
“Pra, siç shihet”, shkruan Çosoviq, gjysma e popullsisë së sotme të Malit të Zi, nuk ka hezituar në shekullin XIX dhe më herët që të identifikohen me prejardhje shqiptare. E, në këtë rast ata kanë prejardhje nga Keçi dhe gjashtë djemtë e tij: Ozdri, Krasi, Pipi, Vasi, Oti dhe Boni./FishMedia/