DITA E ALFABETIT/ 20 MILION SHQIPTARË NË TURQI PA ABETARE! / Shpërndajeni

Edhe sot jane Shqipetaret, si ne Egjipt, si ne Greqi, Turqi, Siri, Liban, Jordani, Krete, Itali, Kroaci, Bosnje, Mal te zi, Serbi, Ukrain, Rusi, Rumani, Bullgari, Argjentine,nga një bisedë të gjatë virtuale i nxora disa shënime të habitshme për numrin e madh shqiptarëve në Turqi, Ata quheshin kombi “nexhip”, që do të thotë kombi “fisnik”. Këtë vend e këtë status e kanë dhe e ruajnë edhe sot shqiptarët e Turqisë.

I keq përdorur nga gazetat proturke , thjeshtë ekstreme islame ( që shpesh ndjellin dyshimin se kush i boton dhe kush i financon ) Dr. Laurant BICAJ shkruante :“Nga 27 kombet që jetonin në Perandorinë Osmane, në krye të tyre dhe me statusin më të lartë (qëndronin mbi turqit e të tjerët) ishin shqiptarët. Ata quheshin kombi “nexhip”, që do të thotë kombi “fisnik”. Këtë vend e këtë status e kanë dhe e ruajnë edhe sot shqiptarët e Turqisë. Automatikisht më lindë pyetja , po si të jemi kombi “nexhip “ ( fisnik ) e nuk kemi të drejtë që publikisht të flasim shqip , që nuk kemi të drejtë bile të kemi një abetare shqipe.

Edhe në bisedën virtuale me Dr. Laurant Bicajn nuk u pajtova me te kur thoshte se : “duke menduar të ardhmen, e kam bindjen e patundur dhe koha ka për ta treguar e vërtetuar, edhe historia ka për ta shkruar se Shqiptarët e Turqisë janë një potencial i jashtëzakonshëm sasior (përbëjnë numrin më të madh të shqiptarëve në botë) dhe potencial cilësor . “ Vallë , a kishim mundur ndryshe dhe a guxojmë ta themi ndryshe këtë fjali ( të më sipërme ) ?

Gjithashtu nuk u pajtova me bashkëbiseduesin , ( njohës shumë të mirë të çështjes shqiptare në Turqi ) kur thotë që Shqiptarët e Turqisë të shërbejnë si urë e fuqishme jo thjesht miqësie por vëllazërie midis Turqisë dhe Shqipërisë . Vëllazërore me shqiptarët, e jo me interesat historikisht të njëjta në Ballkan në dominimin e tij nëpërmjet “vëllazërisë “ me shqiptar . Boll mo !

Edhe një mospajtim me Dr. Bicajn kur thotë që “ pse vendi amë të bëjë indiferentin ndaj tyre siç e ka bërë deri më tani dhe të mos kujdeset për emancipimin e vazhdueshëm, sidomos shpirtëror, të tyre.?” Mua më duket e kundërta; Turqia nuk e lejon asnjë abetare për shqiptarët e Turqisë dhe me ngulm insiton të na sjellë fjalorër dhe librat pë mësimin e turqishtes !

Përndryshe nga një bisedë të gjatë virtuale i nxora disa shënime të habitshme për numrin e madh shqiptarëve në Turqi , apo jo Zoti Bicaj ?

-“ Ka burime që japin shqiptarët të jenë ¼ apo 1/3 e popullsisë aktuale të Turqisë. Sipas një të dhëne çdo i treti banor i Turqisë pavarësisht e flet shqipen apo jo, si gjuhë amtare, është i gjakut shqiptar. Kohët e fundit, janë shtuar botimet arkivale për popullsinë e zbritur në Republikën e Turqisë nga Rumelia d.m.th. Ballkani. Ka që e shpien shifrën e të ardhurve prej këtej në Anadoll, deri në gjysmën e popullsisë së tij, apo që përbëjnë rreth gjysmën e popullsisë totale të Turqisë. “

(Këtë , bashkëbiseduesi e ka dëgjuar edhe nga specialistë demografë në simpoziume e kongrese shkencore të mbajtura si në Jeshilqoj apo vende të tjera. )”

-Zoti Bicaj , po të gjykosh nga këto shifra, duke marrë parasysh dhe shtesën e madhe natyrore të popullsisë së re në Turqi, shikon se shifrat që u dhanë më sipër nuk janë dhe fort larg realitetit, apo e thënë ndryshe nuk janë dhe aq të papranueshme. Gjithsesi, problemi mbetet i hapur.?

– “Shifrat për popullatën shqiptare që jeton në Turqi shkojnë nga 3 milion deri në 20 milionë (shifra zyrtare nuk ka por dhe kur jepen janë qesharake, rreth 50.000 veta, më e larta e dhënë në një botim të fundit deri më sot). Regjistrime, statistika në këtë drejtim për popullatën shqiptare nuk gjenden kurrkund. Gjithçka është e diskutueshme në shifrat që jepen andej këte

Ne vetëm kaq mund të themi përafërsisht mbi bazën e burimeve direkte apo të dhënave indirekte që disponojmë…Mendohet se vetëm qyteti i Stambollit ka mbi 3 milion shqiptarë në një kohë kur ai u është afruar rreth të 20 milionëve. Është qyteti me më shumë shqiptarë në Ballkan, për t’u ndjekur nga qytete – metropole si Tirana dhe Shkupi dhe, tash së voni, edhe Prishtina.”

– Sa ?

-“ Stambolli numëron me miliona shqiptarë të shpërndarë në lagje si Aksaraj, Ejup, Alibeqoj, Beshiktash, Bajrampasha, rajoni më shqiptar i Stambollit, ka kryesisht shqiptarë të Maqedonisë, sidomos nga rajoni e qyteti i Manastirit, Perlepi e fshatrat shqiptare rreth tij, kurse Fëndekzade ka më shumë shqiptarë të Shkupit, madje edhe shoqata e tyre e ka qendrën këtu…

S’ka rajon të Stambollit që të mos ketë shqiptarë. Janë nga Kosova, Maqedonia po dhe nga Novi Pazari (Tregu i Ri) mbi Mitrovicën e Kosovës si dhe nga jugu i Shqipërisë, të hershëm e të sotëm. Arnautqoj, Kadiqoj, Feriqoj, Bajrampasha, Fendekzade, Topkapi, Fatih, Kuçykçekmexhe etj.etj.

-Na e spjegoni pak më shtruar ?

_” Dikur shqiptarët kanë qenë të vendosur me mahalla sipas krahinave në lagjet e ndryshme të Stambollit, madje kjo deri në vitin 1990 p.sh, Alibeqoj kishte shqiptarë të Kolonjës dhe të Gostivarit me shumicë që jetonin në masa kompakte në shtëpitë e tyre me bahçe dhe familjet ishin të një ane, madje në një pjesë të tyre ishin edhe farefis apo dhe ishin bërë të tillë, duke jetuar në krah të njëri-tjetrit. Nuk përziheshin me të tjerët e ruanin me fanatizëm gjuhën, madje në dialektin e veçantë siç e kishin folur në Shqipëri. Madje ndihej moszhvillimi i mëtejshëm i saj dhe dukeshin trajtat konservatore. I ruanin siç u bartën nga Kolonja dhe n’atë gjendje i flisnin sot. “

-Po anët tjera të Turqisë ?

– E kemi Rajonin e Detit të Zi, apo Karadenizit (siç i thonë turqisht), kryesisht me qytetet e Samsunit, Amasjas, Sivasit, Bafrës po dhe të Sinopit e të Çankërë… Këtu ka kryesisht shqiptarë të ardhur në vitet 1877, 1878 nga qyteti dhe rajoni shqiptar i Nishit apo siç thirrej dikur Sanxhaku i Nishit, sot i mbetur nën Serbi.

Janë me dhjetra mijëra, mos them qindra mijra shqiptarë që jetojnë në fshatra me masa kompakte si dhe në ndonjë qytet si Bafra që mund të quhet pa frikë qytet shqiptar. Janë për t’u përmendur shqiptarët e qytetit të Tokatit e të rrethinës së tij.

-Pa kaluar në historinë e lashtë , kjo më e reja çka solli ?

-“ Është fakt i pamohueshëm historikisht se furia osmane i shtypi kryengritjet e ndryshme të shqiptarëve me zjarr e me hekur dhe pashallarët osmanë të çdo kohe, të dërguar nga sulltanët, e mbuluan Shqipërinë e tokat shqiptare me lumenj gjaku dhe u bënë në shekuj shkak i lëvizjeve të mëdha e të stërmëdha demografike të shqiptarëve, sidomos drejt Stambollit e Anadollit.

Është thika më e madhe që i është ngulur ndonjëherë pas shpine popullit shqiptar pas kohës së Lidhjes së Prizrenit dhe të shpalljes së Pavarësisë më 1912. Më 1877 e 1878 në genocidin e egër të dy dimrave të shtetit shovinist serb mbi sanxhakun shqiptar të Nishit, u larguan me dhunë nga trojet e tyre të lashta mbi 300.000 shqiptarë myslimanë; “

E , shumë e shumë më shumë : Askush deri më sot nuk ka folur për këto lëvizje të mëdha njerëzish të qytetit të Voskopojës e të malësisë së saj, krahinës së Oparit drejt Konstandinopojës, përfshi dhe qytetin apo qytezën e Vithkuqit etj., që pati një fat pak a shumë të ngjashëm me të simotrës së saj, të Voskopojës dhe u dogj e u prish edhe ai, afërsisht në të njëjtën kohë./ Fahri Xharra/ ( Bisedë virtuale me Dr. Laurant Bicajn )

(Shqiptarët e Turqisë, komuniteti ynë më i madh në botë – Nga Dr. Laurant Bicaj , VOAL )

Scroll to Top