Qyteti antik i ilirëve të Trakisë – Kroni (Krone) deri te qyteti i sotëm Ballçik (Balchik) i Bullgarisë

Abdulla Mehmeti – Shpalime historie

QYTETI ANTIK I ILIRËVE TË TRAKISË – KRONI (KRONE) DERI TE QYTETI I SOTËM BALLÇIK (BALCHIK) I BULLGARISË

Në shekullin VI para erës së re, në vendin e qytetit të sotëm modern Ballçik të Bullgarisë, në brigjet perëndimore të Detit të Zi, mes qyteteve të lashtë, Odesa dhe Istria (Istria është quajtur edhe lumi Danub më herët), banorët ilirë vendës të Trakisë e themeluan një vendbanim (qytet) me emrin Kroni – Krone (greqishte e vjetër, pellazgjishte: Κρουνοί), me kuptim të plotë edhe në gjuhën e sotme shqipe: Kroni/e – Burim/e, për shkak të pranisë së një numri të madh të burimeve karstike në atë zonë. Shtëpitë dhe objektet publike në qytet janë ndërtuar kryesisht me gur gëlqeror të bardhë. Poeti romak Ovidi, i cili atëkohë lundroi pranë qytetit me një anije tregtarësh, shkroi me entuziazëm për atë që pa: “Të përshëndes, qytet me gurë të bardhë, me bukurinë tënde unike”. Më vonë, qyteti u riemërua si Dionisopol (qyteti i Dionisit).

Sipas një legjende të regjistruar në analet, një natë një statujë e perëndisë pagane të ilirëve të Trakisë – Dionisit u hodh në bregun e qytetit nga një stuhi detare. Vendasit e konsideruan këtë si një shenjë (paralajmërim) të perëndive dhe e quajtën qytetin për nder të perëndisë së lindjes së diellit – Dionisopol (greqishte e vjetër, pellazgjishte: Διονυσόπολη). Në antikitet qyteti lulëzoi dhe ishte qyteti i dytë më i madh në bregun e Detit të Zi pas Odesës (qyteti i sotëm Varna). Qyteti ishte i rrethuar nga një mur fortesë dhe këtu u prenë monedhat e tij, mbi të cilat kishte një imazh të perëndisë Dionis.

Në vitin 2007, në qytetin e sotëm Balçik u bë një zbulim i bujshëm arkeologjik – ndërsa hapej një gropë themeli për ndërtimin e një ndërtese banimi, u zbulua një tempull i ruajtur mirë, i ngritur në vitet 280-260. para erës së re. Perëndeshës pellazge-ilire (Frigiane*) e pjellorisë Cybele, e cila njihet edhe si “Nëna pontike e perëndive” edhe më gjerësisht emri i kësaj perëndie të lashtë pellazge njihet më vonë në gjithë botën si “Nëna e Madhe”. Tempulli ka funksionuar deri në periudhat e mëvonshme të Mesjetës. Tempulli i Cybele në Ballçik është i vetmi tempull i “nënës së perëndive” në pjesën lindore të Gadishullit Ilirik, si dhe i vetmi tempull i Cybelës i ruajtur më mirë në gjithë botën.

Në mbretërinë e parë bullgare, pas shekullit VII, qyteti u emërua Karvuna, i cili u bë një qendër administrative e rëndësishme strategjike e tokës Karvuna. Në hartat italiane të lundrimit është shënuar si Carbona*. (Shpjegime më të hollësishme në lidhje me këtë çështje do të japim përmes një shkrimi të veçantë. Autori)

Në shekullin XIV e.s, Karvuna (me gjasa Kobrati*) u bë pjesë e principatës së Dobruxhës. Qyteti e mori emrin e tij të sotëm Ballçik (Balchik) sipas sundimtarit të parë të principatës së Dobruxhës, boyar Balik (Bali, i balëve, më vonë fisi i njohur i Tribalëve). Por ky emër filloi të përdoret për herë të parë vetëm pas marrjes së këtyre territoreve nga Perandoria Osmane në shekullin e 16-të.

Në 1878, pas luftës ruso-osmane dhe nënshkrimit të traktatit të paqes të Shën Stefanit, Bullgaria e fitoi pavarësinë si principatë gjysmë e varur nga Perandoria Osmane, e administruar së paku dy vitet e para nga Rusia cariste, sipas marrëveshjeve mes Fuqive të Mëdha.

Në vitin 1912, si rezultat i Luftës së Dytë Ballkanike, Rumania e aneksoi Dobruxhën Jugore (përfshirë edhe Ballçikun). Gjatë Luftës së Parë Botërore, Ballçiku iu rikthye Bullgarisë, por kur luftimet në rajon pushuan, Rumania i rifitoi (riktheu ndikimin) fuqitë e saj mbi këtë rajon.

Në vitin 1940, pak para shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore në rajon, Rumania, sipas kushteve të Traktatit të Paqes të Krajovës, ia dha Bullgarisë Dobruxhën Jugore (përfshirë edhe qytetin Ballçik).

* * *

DËSHMI PLOTËSUESE

Çfarë kanë thënë deri më sot studiuesit e huaj (edhe nga bota sllave) në lidhje me këtë qytet:

“Dionisupoli ose Dionisoupolis – Dionisopolis (greqishtja e vjetër: Διονύσου πόλις dhe Διονυσόπολις ishte një qytet i Trakës së lashtë, më vonë i Moesia, në lumin Ziras (Sira). Ai u themelua si një vendbanim thrakas në shekullin V para erës sonë, por më vonë u kolonizua nga tregtarët grekë* të lashtë Jonianë dhe iu dha emri Cruni ose Krounoi (Κρουνοί). Qyteti u emërua Krounoi për shkak të shumë burimeve të ujit në zonë. Ai u riemërua si Dionisopol/is pas zbulimit të një statuje të Dionisit në brigjet e detit. Më vonë u bë një kështjellë romake (lindore) dhe më vonë e rindërtuar nga bullgarët. Qyteti mbante edhe emrin Matiopolis* (Mariopoli-Marciopoli). (Mbetet të hulumtohen burime plotësuese si ndodhi emërtimi i qyteteve më të rëndësishme në brigjet e Detit të Zi, që u emëruan me emra të njëjtë, Odesa (Varna) në Bullgari (dhe jo vetëm), më vonë qyteti Odesa në Ukrainë; qyteti Marcianopoli – Markianopoli i lashtë në Bullgarinë Lindore dhe më vonë qyteti me emrin Mariupol në Ukrainë, nga shekulli 16-të i erës së re.)

Qyteti i lashtë ndodhej në hapësirat e qytetit aktual Ballçik, në Bullgari.

Në fillim të shekullit III para erës së re, qyteti ishte relativisht i pavarur dhe përfshihej në sistemin e fortifikimeve të ndërtuara nga diadohitë.

Në shekullin VI qyteti u shkatërrua nga një tërmet dhe popullsia u zhvendos brenda fortifikimit të ri, ndërtimi i të cilit filloi në fund të shekullit V dhe fillimi i shekullit VI e.s.

Më vonë, në shekullin VII, qyteti është pronë e bullgarëve dhe sllavëve dhe u riemërua fillimisht në Karvuna, dhe më pas – Balik, sipas emrit të Boyar Balik, i cili e përdori atë si kryeqytet të domenit të tij, rajonit ku sundoi një periudhë kohore.

Një nga zbulimet më të rëndësishme në kufijtë e Dionisopolit të lashtë është Tempulli i perëndeshës, nënës Cybela. Shumë nga artefaktet e gjetura atje mund të shihen në muzeun Historik të Ballçikut. Që nga viti 1994 pjesa e lashtë e qytetit e ka statusin e monumentit kulturor me rëndësi kombëtare.”

(13 shtator 2022)

Scroll to Top