Në rrethin e Vlorës! gjendet ”Shpella e Velçës”
Shpella në rrethinën e qytetit të Vlorës është horizontale, me zgjerime dhe ngushtime, me mikroforma kalciti etj. Gjatësia e saj është disa dhjetra metra. Lartësia e gjerësia janë mesatarisht 5 – 7 m. Shpella ka edhe vlera gjeomorfologjike, didaktike, turistike dhe ekonomike.
Ndodhet në afërsi të fshatit Velçë, komuna Brataj në rrethin e Vlorës. Përfaqëson një shpellë karstike të formuar në shkëmbinjtë gëlqerorë.
Është horizontale, me zgjerime dhe ngushtime, me mikroforma kalciti etj. Gjatësia e saj është disa dhjetra metra. Lartësia e gjerësia janë mesatarisht 5 – 7 m.
Njihet si vendbanim i neolitit, të vërtetuar nga gërmimet arkeologjike para viteve ’40 e shek XX dhe më von. Qeramika e gjetur aty është e ngjashme me atë të Maliq I – Kamnik.
Shpella ka edhe vlera gjeomorfologjike, didaktike, turistike dhe ekonomike. Është mekate dhe duhet eksploruar dhe kthyer në të vizitueshme.