Zbulohet mbishkrimi i lashtë për emrin e Shkodrës që daton në shekullin I pas Krishtit
Një nga zbulimet më të rëndësishme të misionit shqiptaro-polak në Shkodër është gjetja e një mbishkrimi latin që daton në shekullin I pas Krishtit, zbuluar në një nga sterat e ujit (ndërtime mesjetare) në Kështjellën Rozafa.
Zbulimi ka të bëjë me një dedikim që lidhet me emrin zyrtar të qytetit colonia Scodranorum. Në 13 rreshtat e tij shkruan:
“Caius Memmius Iulius Maioriarius, i biri i Kaius, i cili kryente shërbimin ushtarak, me funksionet e: optio primipilariorum,subcommentariensis, commentariensis, cornicularius praefectorum praetorio, primipilaris, me titujt vir egregius, patron i qytetit të Shkodrës, i vihet ky monument.
Le të jetë i lumtur!”
Misioni Shqiptaro-Polak i cili që nga viti 2011 hulumton në gjurmët e Shkodrës antike, ndër vite ka nxjerr në dritë zbulime dhe artefakte të rëndësishme mbi shtrirjen e qytetit, urbanizimin e tij, sistemin mbrojtës të qytetit në pjesën e ulët e tij.