Vaj halli për ne!!! Arrestohet kirurgu. Shfrytëzoi 16 vjeçaren për prostitucion, kishte dhe 3 gra të tjera!
Mjeku kirurg Dervish Hasi, 42 vjeç është arrestuar nga Komisariati nr. 1 në Tiranë pasi akuzohet se prej dy vitesh shfrytëzonte një vajzë të mitur rreth 16 vjeçe për prostitucion.
Hasi njihet si besimtar mysliman kishte edhe 3 gra të tjera në shtëpi dhe të miturën e prezantonte si bashkëshorten e tij të katërt.
E mitura shkonte në shtëpinë e Hasit në intervale të shkurtra kohore, 3 deri në 4 ditë, ndërsa dyshohet se Hasi ka kryer marrëdhënie seksuale me të. Do të jetë akt-ekspertiza që do të konfirmojë këtë akt të rëndë.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas kallëzimit të depozituar në komisariat, se një e mitur shfrytëzohej nga një shtetas, për prostitucion, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin ligjor të rastit në fjalë dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale.
Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin Dervish Hasi, 42 vjeç, banues në Tiranë”, njofton policia.
Hasi është një person i njohur për policinë. Me profesion mjek, ai ka qenë edhe i hetuar nga SPAK. Prokuroria e Posaçme kishte dyshime se mjeku ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./L.F-dritare.net