“E sfidoj qeverinë”, avokati serb Cedomir Stojkoviç : Po shkoj të vendos lule te varri i Jasharit
Avokati i politikanit serb Nikolla Sanduloviç, Cedomir Stojkoviç ka mbajtur premtimin e dhënë.
“Po shkoj në Kosovë dhe dua të vendos lule në varrin e Blerina Jasharit. Dua t’i tregoj të gjithëve se ne nuk kemi frikë për të vazhduar luftën tonë për demokraci dhe marrëdhëniet e mira mes popujve. Dua t’u them atyre njerëzve që na tregojnë urrejtjen se ne nuk kemi frikë dhe nuk do të dorëzohemi”, tha avokati serb.
Në një video mesazh për emisionin GoodMorning Albanians në euronews Albania Stojkoviç tha se dua të jem atje dhe të bëj të njëjtën gjë që bëri Sanduloviç.